FIDANISHTJA

Realizohet operacioni policor ndaj të dyshuarve për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Gjilan, sot me 15 dhjetor 2021, kanë ekzekutuar urdhërkontroll në fshatin Karaçevë, komuna e Dardanës. Operacioni policor ka filluar që në orët e hershme të mëngjesit si rezultat i një hetimi në vazhdimësi dhe të bashkërenduar mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm dhe aktivitete tjera.

Në këtë rast janë arrestuar dy (2) persona të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Si vazhdimësi e operacionit janë kontrollu shtëpitë dhe objektet përcjellëse ku jetojnë të dyshuarit si dhe objektet tjera ku janë zhvilluar veprimtaritë e lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
Nëntëdhjetëegjashtë (96) aparate të lojërave të fatit, katër (4) shtëpiza kompjuterike, tre (3) llaptop , tre (3) monitor, dy (2) TV që janë përdorur për lojëra të fatit, një (1) pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me shtatëmbëdhjetë (17) fishekë , një (1) gjenerator si dhe 469,15 euro (të gjeturat në aparatet e lojërave të fatit).

Uji Dea

Të gjitha aparatet (96 copë) dhe një (1) gjenerator sipas procedurave të parapara iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Në vendngjarje në fshatin Karaqevë, Inspeksioni Komunal i Komunës së Dardanës ka asistuar Policinë e Kosovës në rrënimin e tri objekteve të cilat janë ndërtuar pa leje në të cilat kanë qenë duke u ushtruar veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit, ndërsa një objekt tjetër, është mbyllur dhe shirituar nga Inspeksioni Komunal, Dardanë.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vazhdim e sipër dhe në kërkim të personave tjerë si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në këtë rast.

Rasti është duke u hetuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore, përfshirë edhe kërkimin e disa personave të tjerë si të dyshuar të mundshëm thuhet në njoftimin e toger Ismet Hashanit, Zëdhënës Rajonal i Policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.