Hidromorava

Realizohen projekte madhore në Kamenicë falë motit të mirë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Puna e vazhdueshme në asfaltimin e rrugëve në fshatra dhe qytet vazhdon pa pengesa falë motit të mirë që po mbretëron këtyre ditëve. Ditëve të vikendit u asfaltuan edhe disa rrugë, në vendbanimet, Koretin, Hodonoc dhe në qytetin e Kamenicës.

Rruga e asfaltuar te lagja “Makaj” , si edhe më parë e asfaltuar te xhamia e re në Koretin janë realizuar në kuadër të projektit : “Asfaltimi i rrugëve lokale në qytet dhe fshatra me pjesëmarrje të MAPL-së, komunës dhe komunitetit. Gjatësia e rrugës te lagja “Makaj” është 575 m. gjerësia(4 -3m), varësisht nga gjendja e rrugës. Realizimi i këtij projekti ka kushtuar 28.432,34 euro, komuniteti ka marrë pjesë me 5.582.00. Punimet janë kryer nga Kompania “Zuka Komerc” thanë zyrtarët komunal në Kamenicë.

Sipas këtyre zyrtarëve projektit tjetër i asfaltimit të rrugëve në qytet dhe fshatra të financuara nga buxheti komunal edhe me pjesëmarrje të qytetarëve, ka përshirë 21 miniprojekte , ku janë paraparë 284.791,92 euro.

Uji Dea

Po ashtu asfaltimi i rrugëve ”Rexhep Ahmeti” në Kamenicë në lagjen “Çamëria” dhe rruga te Haxhi Ilmija në Hodonoc janë pjesë e këtij projekti. Gjatësia e rrugës “Rexhep Ahmeti” është 242 m, gjerësia( 4- 2.50 m).

Kjo rrugë ka kushtuar 12.968,68 euro. Ndërkaq rruga në Hodonoc ka një gjatësi prej 68m ndërsa gjerësia 3 m. Realizimi ka kushtuar,3.588,46 euro. Punimet janë realizuar nga Kompania “Varna Komerc”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.