Fundamenti

Reali e do Januzajn

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Real Madridi duket mjaft seriozisht i interesuar për Adnan Januzajn. E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se “Los Blancos” ia kanë vënë syrin talentit kosovar, pas sezonit fantastik në debutim që e pati ai me Manchester Unitedin.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, e afërt me klubin spanjoll, kampioni evropian i ka bërë gati 40 milionë euro, të cilat planifikon t’i shpenzojë për përfaqësuesin belg, nëse “Djajtë e Kuq” vendosin ta shesin atë.

Januzaj u rezistoi ofertave të Bayern Munich, Juventus, Manchester City dhe PSG sezonin e kaluar, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga Old Trafford.

Uji Dea

Mirëpo, një ofertë nga Real Madrid, klubi më i madh në histori të futbollit, mund t’ia ndërrojë mendjen futbollistit nga Istogu, i cili e zgjodhi Belgjikën para opsioneve tjera si Anglia, Shqipëria, Kosova dhe Turqia.

Madje, Januzaj mund të debutojë sot në Botëror me Belgjikën, edhe pse nuk pritet të stërtojë nga minuta e parë ndaj Algjerisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.