Real Sociedadi merr vendimin e madh për të ardhmen e Adnan Januzajt

Real Sociedadi nuk do ta lejojë largimin e mesfushorit nga Kosova, Adnan Januzaj.

Kjo është ajo që drejtuesit e klubit spanjoll i kanë treguar agjentit të ish-futbollistit të Manchester Unitedit, shkruan Zëri.info.

Januzaj, i cili ndihet rehat në “San Sebastian” ditë më parë nuk e mohoi një largim të mundshëm nga skuadra e La Ligës.

Futbollisti istogas ka kontratë me Real Sociedadin edhe për tre vjet, derisa klauzola e tij kap shumën e 60 milionë eurove.

Siç shkruan “Mundo Deportivo”, në fund të edicionit të kaluar, Real Sociedadi kishte menduar shitjen e Januzajt, por një e gjë e tillë nuk ndodhi.

Ndryshe, Januzaj është njëri prej futbollistëve kryesor të Real Sociedadit, derisa edicionin e kaluar ishte i përfshirë në gjysmën e aksioneve që rezultuan me gol në La Liga./Zëri.info

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).