Eko Higjiena

Real Madridi kërkon zëvendësues për Benzeman, në krye të listës Vedat Muriqi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Real Madridi po kërkon një zëvendësues për Karim Benzeman, i cili po shfaqe shqetësime me dëmtime në kohën e fundit, ndërsa në listën e mbretërve është edhe Vedat Muriqi.

Fituesi i Topit të Artë aktualisht nuk ka një zëvendësues dhe Los Blancos kanë zgjedhur të vënë bast për të riun Endrick, sulmuesin brazilian të lindur në vitin 2006 në pronësi të Palmeiras.

Megjithatë, futbollisti do të mbërrijë në tokën spanjolle vetëm kur të mbushë 18 vjeç dhe deri atëherë madrilenët nuk kanë rezervë të Benzemas.

Sipas portalit spanjoll ElGolDigital, klubi po mendon për një futbollist ekspert, të gatshëm dhe me kosto të ulët.

UBT

Kandidati i parë është Vedat Muriqi që po shkëlqen te Mallorca këtë sezon.

Për shitjen e tij është e interesuar edhe Lazio që mban ende 45 për qind të rishitjes së lojtarit.

Mallorca mendohet se e vlerëson sulmuesin e tyre rreth 20 milionë euro, ndërsa më pak se 10 milionë euro do të hynin në arkat e Lazios./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.