Mobi Casa

Real Madridi e kërkon Kosovare Asllanin

/ 2 minuta lexim

Kosovare Asllani mund ta vazhdojë karrierën në futbollin spanjoll. Për futbollisten kosovare, e cila shkëlqeu në Kampionatin Botëror të futbollit për femra me Suedinë, interesim ka shfaqur Real Madridi.

Kosovare Asllani mund t’ia shohë hairin paraqitjeve të shkëlqyeshme që i bëri në Kampionatin Botëror të futbollit për femra, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, futbollistja kosovare shkëlqeu në evenimentin që u mbajt në Francë në fanellën e Suedisë, me të cilën e fitoi medaljen e bronztë.

Madje, mediat e huaja e vlerësuan atë si futbollisten më të mirë të këtij të këtij turneu.

KKGJILAN

Prandaj, mediat suedeze shkruajnë se futbollistja nga Kosova ka marrë ofertë nga ekipi Deportivo Tacon, i cili nga sezoni 2020/2021 do të quhet Real Madrid.

Klubi madrilen ia ka ofruar një kontratë solide 29 vjeçares, e cila do të largohet këtë verë nga Linkopings FC, klub tek i cili luan që nga viti 2017.

Në të kaluarën, Asllani kishte luajtur edhe në Paris Saint-Germain e Manchester City.

Tacon është inkuadruar sivjet në elitën e futbollit spanjoll për femra dhe po mundohet të organizohet sa më mirë dhe ta bëjë një ekip të fortë për edicionin e ri. /Gazeta Express/