United Hospital

Reagon Xhaka: Kritikët përqendrohen vetëm te gabimet, meritojmë lëvdata

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Granit Xhaka ka reaguar ndaj kritikëve të tij, të cilët u treguan të ashpër me kosovarin pas derbit të Londrës, duke thënë se Arsenali meriton më shumë lëvdata seç merr.

Xhaka u kritikua në fundjavë pasi bëri faull ndaj Heung-min Son duke shkaktuar penallti në barazimin 2:2 të Arsenalit kundër Tottenhamit, transmeton Gazeta Express.

Arsenali luftoi për ta barazuar rezultatin nga 0:2 në 2:2 duke e siguruar një pikë në Emirates. Kosovari i Zvicrës beson se “Topçinjtë” janë kritikuar pa të drejtë për mënyrën sesi e kishin nisur ndeshjen.

UBT

“Natyrisht se kritikët janë gjithmonë këtu. Mendoj se patëm një ndeshje të mirë në derbin e Londrës veriore. Unë e bëra një gabim me penalltinë, por nëse e keni parë ndeshjen, ne kemi mundur ta fitonim atë”, tha Xhaka.

“Ne patëm shumë shanse, por kështu e ka futbolli. Askush nuk flet për rastet tona, askush nuk flet sa shanse i humbëm. Ata flasin gjithmonë vetëm për gabimet. Kjo është pjesë e futbollit”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.