ARKATANA

Reagon VV e Vitisë: Arton Musliu shpif!

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra në Viti sqaron qytetarët e Vitisë dhe më gjerë se shkrimet e fundit të Arton Musliut, ish sekretarit organizativ të kësaj Qendre janë shpifje ordinere të tij me motive shumë të ulëta personale si pasojë e mospërmbushjes së ambicieve karrieriste dhe frika për të dhënë përgjegjësi për devijimet e tij nga idealet e LVV!

Shkrimet janë të orkestruara nga njerëz të caktuar të strukturave të dyshimta të SHIK-ut, që me çdo kusht dëshirojnë të ruajnë vazhdimësinë e regjimit që po i shkakton pasoja kaq të rënda shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Këto struktura duke manipuluar me Arton Musliun me çdo kusht dëshirojnë të dëmtojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kryetarin saj Albin Kurti në përgjithësi, si dhe Qendrën e saj në Viti me kryetarin Salih Salihu në veçanti. Sulmet dhe shpifjet e kësaj natyre janë shprehje e frikës se fundi i tyre është afër.

Kryesia e kësaj Qendre në emër të strukturave të dalura nga një proces tërësisht demokratik dhe të bazuara në respektimin rigoroz të statutit dhe rregulloreve më demokratike ndër subjekte shqiptare dhe në emër të aktivistëve të shumtë të LVV!, siguron qytetarët e Vitisë se asnjë përpjekje e çfarëdo lloji dhe as ato të Arton Musliut, i cili ka tradhtuar idealet e kësaj Lëvizje, të cilat ka pretenduar se i ka përfaqësuar, nuk do të ndikojnë në unitetin e strukturave të LVV! dhe në intensitetin e aktiviteteve të saj për të mbrojtur idealet dhe interesat qytetarëve të Vitisë dhe të gjithë Kosovës.

FITORJA

Dr. Salih Salihu është kryetar legjitim i Lëvizjes VETËVENDOSJE! qendra në Viti dhe gëzon mbështetje të gjerë të strukturave dhe aktivistëve të kësaj lëvizje. Legjitimiteti dhe mbështetja është e kufizuar vetëm në rastet kur shkelet statuti dhe parimet dhe tradhtohen idealet e LVV!

Lëvizja VEËVENDSOJE! Qendra Viti është në proces të zgjerimit dhe funksionalizimit e strukturave të saj dhe fuqizimin e partneritetit me qytetarin për të ndaluar degradimin institucional dhe dëmtimin e interesave të qytetarëve të Vitisë si dhe në proces të përgatitjes për qeverisjen e saj më dinjitet dhe në interes të qytetarëve thuhet në reagimin e qendrës së VV në Viti të nënshkruar nga Njazi Isaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.