Mobi Casa

Reagon “Vatra”: Luto, na mbushe qytetin me përmendore

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Respekt deri në pafundësi për të gjithë ata që kontribuuan për shtetndërtimin e Kosovës, por nuk e besojmë se nderohet vepra e tyre duke ndërtuar përmendore, kudo nëpër qytet, derisa të gjallët vuajnë edhe për gjërat më elementare thuhet në reagimin e lëvizjes “Vatra”.

Mobi Casa

Ndero të vdekurit, ndërsa të gjallëve “jepu udhët” e emigrimit.
Siç po vërehet, planifikimi i parasë publike është zero.
I shtroj një pyetje të thjeshtë kryetarit tonë: a i keni prioritet të gjallët apo të vdekurit? Nëse prioriteti yt janë të gjallët, atëherë ishe dashur të bëje diçka për ta, por nëse prioriteti yt janë të vdekurit, atëherë më mirë të ishe bërë hoxhë
Aq e vështirë është të bëhet një strategji për krijimin e shkallove të IT, të gjuhëve të huaja dhe të atyre profesionale? Aspak. Kështu, edhe tamam do ta çoje në vend amanetin e atyre dëshmorëve e personaliteteve, të cilët kinse po i nderon. Kjo ndarje e parasë publike është e papranueshme.
Meqë jemi këtu, kam frikë se arsyeja pse jeni turrur pas përmendoreve dhe busteve janë vjelja e votave, në varësi prej nga vjen personaliteti.
Detyra e çdo kryetari do të duhej të përputhej me amanetin e këtyre personaliteteve, e jo e kundërta.
Nëse vazhdohet kështu, atëherë, përnjëmend Gjilani do të banohet vetëm prej përmendoreve dhe statujave thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”./rajonipress/