Fundamenti

Reagon Vatra: Luta i jep zyrën e Preshevës një bashkëvendësi të tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Si është e mundur që në mesin e mbi 30,000 banorëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Gjilan, të mos gjendet as edhe një njeri i vetëm që t`i plotësojë kushtet për të drejtuar zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe të emërohet një bashkëvendës i Lutfi Hazirit, nga Gjilani thuhet në reagimin e Kushtrim Kadriut.

Reagimi i plotë

Me sa duket, z. Haziri, duke parë reagimet e shpeshta të z. Jonuz Hasanit, i cili e akuzonte z. Hazirin se e kishte mashtruar dhe i kishte shkaktuar telashe të mëdha me partinë nga e cila doli, emëroi aty vetëm sa për t’ia mbyllur gojën.

FIDANISHTJA

Por, a di z. Hasani të merret me këtë çështje, a i njeh dhe sa i njeh problemet e Luginës dhe të luginasve? Kjo lë shumë për të dëshiruar, pasiqë z. Hasani, kur u emërua nuk e dinte as ku është kjo zyre, e lëre më diçka tjetër.

Haziri, si duket veproi me kartën e djegies së z. Hasanit, pasi që, së pari e ndau nga subjekti i tij dhe tani i jep një përgjegjësi që nuk mund ta mbaj. Çështja e zyrës për PBM u ngrit edhe nga anëtari i Kuvendit Komunal javën e kaluar Ibish Ibishi G2, ku u kërkua zgjidhje e duhur dhe e drejtë sepse është e pa mundur nga një numër kaq i madh i të dëbuarve që jetojnë në Gjilan të mos gjendet as një që i plotëson kushtet për ta drejtuar këtë zyre.

Ne, luginasit, jemi të indinjuar me këtë emërim pasi që shumë e shumë intelektualë nga Lugina janë të papunë, ndërsa u gjet dikush një tjetër të merret me problemet e tyre thuhet në reagimin e Kushtrim Kadriut kryetar i LQV në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.