FIDANISHTJA

Reagon Valentina: Si është e mundur që mjekët lokal të mbesin pa punë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Konkurset të cilat janë shpallur nga SHSKUK-ja kohëve të fundit për specialistë të lëmive të ndryshme, janë shoqëruar me disa pasoja, ku kandidatët e të njëjtit profil me kritere të njëjta, janë pranuar nga qytetet e tjera prej lokacionit të shërbimit shëndetësor, ndërsa kandidatët të cilët janë të qyteteve përkatëse (vendase), janë mbetur pa punë. Arsyeja pse këta mjekë specialistë të fushave të ndryshme kanë mbetur pa punë, qëndron në kriterin e punësimit të mjekëve nga regjionet e tjera, si p.sh., rasti në “Dermatologji”, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku janë pranuar mjekë nga Prishtina. Kjo është mjaft problematike ka thënë deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Reagimi i plotë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) në linkun e vet zyrtar tregon se “është miratuar në mbledhjen e 148 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me vendim nr. 05/148, datë 11.09.2013. Formimi i SHSKUK është e saktësuar në nenin 60 të Ligjit për Shëndetësi. Në paragrafin e parë të këtij neni, theksohet se Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës themelohet si institucion autonom dhe i pavarur publik shëndetësor, me rëndësi të veçantë publike, me seli në Prishtinë. SHSKUK përbëhet nga institucionet e nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor në sektorin publik të shëndetësisë.”

Fundamenti

Konkurset të cilat janë shpallur nga SHSKUK-ja kohëve të fundit për specialistë të lëmive të ndryshme, janë shoqëruar me disa pasoja, ku kandidatët e të njëjtit profil me kritere të njëjta, janë pranuar nga qytetet e tjera prej lokacionit të shërbimit shëndetësor, ndërsa kandidatët të cilët janë të qyteteve përkatëse (vendase), janë mbetur pa punë.
Arsyeja pse këta mjekë specialistë të fushave të ndryshme kanë mbetur pa punë, qëndron në kriterin e punësimit të mjekëve nga regjionet e tjera, si p.sh., rasti në “Dermatologji”, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku janë pranuar mjekë nga Prishtina. Kjo është mjaft problematike.
Janë disa arsye të tjera shtesë, që lëvizja e mjekëve larg vendeve të shërbimeve shëndetësore, është mjaft sfiduese:
Larg vendbanimit të pacientëve;
Efikasiteti dhe performanca me gjasa më e dobët;
Larg mundësisë për ndonjë emergjencë;
Demotivimi i mjekëve lokalë;
Disbalanci i të punësuarve në komuna të ndryshme të Kosovës;
Zhvleftësimi i profesionit të mjekëve lokalë dhe privilegjimi i mjekëve jashtë komunës përkatëse të shërbimeve shëndetësore;
Nxitja e mjekëve lokalë në emigrim, ku do të shënohej rënia e kuadrove lokale mjekësore dhe sfida e institucioneve shëndetësore lokale në deficitin e profesionistëve.

Ne e kuptojmë se çdo qytetar i Kosovës ka të drejtën ligjore të punësimit kudo, në çdo cep të vendit, por janë disa situata si kjo e mësipërme, që krijon sfida, mangësi, dobësi dhe pasoja në menaxhimin e burimeve shëndetësore dhe njerëzore. Prandaj, kërkojmë nga bordi i SHSKUK-ës, që këto raste të mos përsëriten në konkurset e ardhshme.

Valentina Bunjaku-Rexhepi – deputete

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.