ARKATANA

Reagon Valentina: Riad mos shpik e mos dezinformo

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pas shkrimit të Riad Rashitit, këshilltar komunal, e që flet në emër të grupit të Ansambleisteve të PDK-së, për hir të opinionit sqarojmë. Edhe njëherë juve Riad Rashiti dhe gjithë asambleisteve tjerë ju paralajmëroj se në seancat e radhës nuk do t`ju tolerojmë e as lejojmë që të luani me nervat e qytetarëve dhe autoritetin e institucionit më të lartë të komunës sonë duke e shkelur rregulloren e kuvendit në forma të ndryshme sepse ka perënduar koha e klaneve tuaja klandestine, por ne në përpikëri dhe me përgjegjësi maksimale do ta mbrojmë interesin qytetar dhe do të respektojmë ligjin për të cilin kemi marr besimin qytetar.

Duke mos dashur që të merremi me juve ne e shohim të arsyeshme që të sqarojmë opinionin gjilanas, se ju të nderuar duke mos u pajtuar me të qenit në opozitë sot dilni për të mos thënë gënjeni po ju themi se dezinformoni opinionin. Ne dhe qytetaret e dimë se për disa vite komunën tonë e patet shndërruar në monarki, andaj sot s`po mund të pajtoheni me pozitën që keni rënë ngase për këtë s`ju lë të qetë djersa e popullit që për vite të tëra e keni ngrënë ka thënë Bunjaku.

Bunjaku ka shtuar se ne e kuptojmë se tani më jeni uritur ngase ju është ndalur tagjia (siç thotë një fjalë e urtë popullore) dhe s`ju ka mbetur vend askund në qytet nga borxhet dhe të bëmat tuaja të këqija, dhe në pamundësi që të zhvatni prapë paranë publike sot po ju duket se është fundi i botës, por jo të nderuar bota po ndriçon dhe qyteti sot ndjehet i qetë ngase i janë larguar kthetrat e juaja që edhe dritën i`a patet ndalur.

Ju i keni të freskëta shkeljet qëe keni bërë, ju kujtohen edhe drekat e juaja e që qytetarëve të Gjilanit vetëm për një vit ë kanë kushtuar mbi gjysmë milioni euro, dreka këto qe ju i keni hëngër apo t`ju themi e keni hëngër mundin dhe paranë e qytetarëve që sot jetojnë në një gjendje të rëndë shkaku i dëmeve tuaja.

Ju kujtohen disa nga projektet e juaja të infrastrukturës që i ekzekutuat pa procedura tenderimi si dhe disa rrugë që në letrat e juaja janë të asfaltuara e në realitet rruga nuk është askund (Ju e dini këtë).

Projekte të privatizuara të mbuluara me maskën e PPP e që ty dhe shokëve tuaj ju kanë sjellur pasuri, ju o të mjerë edhe fëmijët i keni keqpërdorur për qëllime përfitimi e që ty të kujtohet fortë mirë e që është fjala për projektin e interesave tuaja që u mundove t`ua imponosh fëmijëve fillorist e duke u fshehur nën emrin e kompanisë suaj
ELSING GRËE.

Milionat e shumtë borxhe që i`a shkaktuat komunës, siç duket po ju bëjnë të ndjeheni krenar, o zot paturpësia për ju nuk ka kufi!

UBT

E ndërkohe që ta mbuloni veten ju akuzoni…

Më akuzoni si pushtetarë e 2007, në kohën kur po merresha me edukimin e brezave të rinj, e kur u shpërbleva me mirënjohje nga ish drejtori juaj z.Ismajl Kurteshi (shih injorancën tuaj) ndërsa harroni apo sipërfaqësisht e përmendni raportin e auditimit të vitit 2013, vit ky që për shkeljet e juaja ju dënoi qytetari dhe në mënyrë absolute na besoi neve që t`ia kthejmë dinjitetin qytetarit dhe komunës tonë.

Personalisht ju Riad Rashiti e dezinformuat, gënjyet dhe shpikët në adresën time dhe familjes sime se kinse unë paskam punësuar vellain tim dhe tre dajet e mi e që realisht u demaskuat ngase asnjëra nga këto nuk qëndronte sepse vëllai im ishte praktikant për tre muaj në KRM”HIGJIENA” dhe sot është i papunë,,ndërsa dajet e mi fatmirësisht jo që janë të punësuar, por ata janë me grada shkencore dhe sot kanë përvoje shumë vjeçare në vendet e tyre të punës. A`thua marrja për ty ka fund?

Me akuzoni mua për përfitime materiale në rastin e ekskursionit të nxënësve, akuze aq e pabazë sa që as vet ju si besoni ngase ju e njihni mirë gjendjen time materiale dhe të familjes time, e sigurisht akuzoni në bazë të shkeljeve tuaja gjatë mandatit të mëparshëm për të cilin është i njohur mirë opinion ynë. T`i as nuk s`kuqesh kur gënjen…!

Duke harruar që qytetari ju ka dënuar për zërin tuaj kërcënues ju vini në asamble komunale dhe harroni se pikërisht 26 mijë qytetarë na kanë besuar për të udhëhequr komunën e ju në stilin e gangsterit të një prototipi me kërcënoni para opinionit madje edhe prekni në diçka të shenjtë për mua e që janë fëmije e mi…TURP,TURP,TURP.

Ju e keqpërdorni institucionin që është i thirrur të mbroje qytetarin dhe këtë e bëtë në mënyrë shumë tinzare, ndërsa sa ishte prezent në seancë Kryetari Lutfi Haziri dhe kur ja numëroi disa probleme tuaja e me të cilat sot po merret prokuroria speciale, ju i paluat veshët, por mos harroni se me gënjeshtrat tuaja unë nuk do merrem ngase me ju do të merret prokuroria.

Edhe njëherë juve Riad Rashiti dhe gjithë asambleisteve tjerë ju paralajmëroj se në seancat e radhës nuk do t`ju tolerojmë e as lejojmë që të luani me nervat e qytetarëve dhe autoritetin e institucionit më të lartë të komunës sonë duke e shkelur rregulloren e kuvendit në forma të ndryshme sepse ka perënduar koha e klaneve tuaja klandestine, por ne në përpikëri dhe me përgjegjësi maksimale do ta mbrojmë interesin qytetar dhe do të respektojmë ligjin për të cilin kemi marr besimin qytetar./rajonipress/

Mund të ju interesoj: