Reagon themeluesi i zonës Operative të Shalës
Nga Nexhat Dedia – Unë personalisht në emër të veteranëve të zonës së Shalës dhe mitrovicasve e kundërshtoj largimin e eshtrave nga vendlindja e heroit kombëtar shkruan Nexhat Dedia.
Ne si shqiptar po vuajmë, jo për shkak të dhunës dhe njerëzve te këqij, por për shkak te heshtjes se njerëzve te mire, intelektual, atdhetare, patriote, etj. Për ne si Mitrovice por edhe për shqiptaret është e lehte me humb troje ose ndokënd, tani ne rastin e varrimit te heroit kombëtar, Isa Boletinit qe te largohet nga trualli i tij i lindjes. Ne kohen e Isa Boletinit ku ishin trojet shqiptare, dhe për momentin sa i kemi te humbura, gjithmonë duke ulur kokën qe ta ruajmë qetësinë e Ballkanit dhe Evropës, se me dialog do te zgjidhen dhe do te kthehen edhe ato troje te cilat janë te uzurpuara nga armiqtë sllav.
Shtrohet pyetja a do te kthehen me dialog apo duhet qe te ngrihemi prape dhe ti rimarrim?
Pse po ndodh kjo pikërisht kur te gjithë janë të përqendruar ne luftën e Kumanovës, sa here ndodh diçka ne interes te kombit ne gjejmë rruge për t’ia tërhequr vëmendjen popullatës ne këtë rast te harrohet Kumanova, te harrohet ajo dhune, ajo masakër e cila ndodhi nga pushteti sllavomaqedon me ushtri e polici mbi popullatën civile, siç po shihet me vetëdije apo pa vetëdije dikujt po i konvenon kjo situate, ta gjuajmë topin diku tjetër dhe shqiptaret e Kosovës ta harrojnë Kumanovën dhe te merren me eshtrat e heroit kombëtar dhe bashkëluftëtareve te tij. Ne trojet tona sllavet ndërtojnë përmendore, manastire historike te rrejshme ne dem tonin, ku ato manastire ne qofte se hulumtohen dalin te gjitha shqiptare, kurse ne heshtim për shkak te qetësisë evropiane.
Duhet ta dine te gjithë se qetësia ballkanike dhe evropiane do te ekzistoje kur shqiptaret t`i marrin te drejtat e tyre, trojet e tyre etnike siç deshi Isa Boletini dhe shume patriote te tjerë. Neve nuk duhet te na interesoje qetësia e askujt përderisa nuk ekziston qetësia ne trojet tona. Serbia, dihet dhe shihet se nuk ka hequr dorë prej cilësimit armiq për shqiptarët. Ajo vazhdon të ndjekë ndaj shqiptarëve të njëjtën politikë që ka ndjekur Ilia Graçanini, Pashiqi, Çubriloviçi, Tito, Milosheviçi etj. Dhe është krenare dhe deklarative në ndjekjen e kësaj politike. Ndërsa nga ne qetësi. Sepse politikanët shqiptarë janë shumë të zënë duke kërkuar armiq ndërmjet njëri tjetrit e nuk kanë mundësi të shikojnë më tej se u është errësuar shikimi.
Rrezja e shikimit të tyre arrin nga pozita tek opozita, nga opozita tek pozita. Nga e djathta tek e majta, nga e majta tek e djathta. Më tej është terr politik. Më tej për ta nuk ka armiq. Puna është se varrimi i Ise Boletinit siç po shihet po propozohet te behet ne Vlore për hatrin e Serbisë, a mund te kete turp me te madh qe te mos i plotësohet amaneti i heroit kombëtar i cili i tha Pashes ne Stamboll „Me te mire janë gurët e Boletinit sesa Sarajet e Stambollit”? Ne si mitrovicas çka do t`i themi pasardhësve tone, pse Isa Boletini nuk u varros ne vendlindjen e vet?! Historia do te na dënojë dhe nuk do te na fal kurrë nëse e bëjmë një gabim te tille, ne Shqipërinë e kemi nene, e vlerësojmë shume por ne këtë rast ne si veterane te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës te cilët u betuam nen flamurin kombëtar se nuk do te pushojmë asnjëherë deri ne çlirimin e trojeve tona etnike, nuk lejojmë qe varrimi i eshtrave te Isa Boletinit te ndodhe jashtë vendlindjes se tij. Kur përmendet se Boletinet janë prej Pecit te Shales pastaj vendosen ne Isniq, mendoj se Peci i Shales se Bajgores përbehet nga tri fshatra: Boletin, Rahove dhe Zhazhe, fshatra te cilat përmendën ne regjistrimin turk te vitit 1469, familja Boletini ishte pjese perberese e kësaj vëllazërie e cila si rezultat i rrënimit te kështjellës se këtij fshati dhe pasigurisë te krijuar detyrohen te lëvizin me ne brendi te territorit shqiptar dhe vendosen ne Isniq, ata lanë pas vetes shume pasuri, toka pune dhe një kishez te vogël qe u shërbente për rite te tyre fetare.
Pas përmendjes se këtyre fshatrave ne këtë regjistër te vitit 1469 nuk qëndron fakti se këto fshatra janë themeluar pas ardhjes se familjes se Ises ne Boletin, nga Isniqi, por familja e Ises ishte rikthyer ne pronat e veta, prej nga kishte shkuar. Duke iu referuar dokumentit te arkivit qendror shqiptar mbi gjenealogjine e Boletineve dhe veçanërisht familjes se Isa boletinit del se 8 brezat e pare te kësaj familjeje ishin te besimit krishtere-katolik qe te qojnë deri ne shekullin XVI, tendenca e politikes dhe e propagandës sllavo-ruse është qe popullatën shqiptare te Kosovës ta paraqesin me origjine nga Shqipëria, kështu edhe popullatën e krahinës se Shalës se Bajgores qe i përket fisit Shale ta nxjerrin nga Shala e Shqipërisë Veriore, kjo ide mjerisht ka qarkulluar dhe ende qarkullon ne mendje te atyre qe pak dine për Shalën e Bajgores dhe Shalen e Shqipërisë Veriore, duke mos pasur as njohuritë me elementare, disa pseudo-historiane vazhdojnë te trumbetojnë duke mbrojtur tezen sllave se popullsia e Kosovës ka origjinën nga Shala e Shqipërisë.
Kjo është një propagande shume e përhapur nder shqiptaret e Kosovës ngase mungon informimi i drejte, ndërsa informata propagandiste u është ngulitur ne koke. Ne asnjë rast shqiptaret nuk u zgjeruan ne drejtim te Veriut por u tkurren nga ky drejtim ne drejtim te Jug-Perëndimit. Ne si zone e Shalës dhamë shume për këtë vend, dua te ndalem ne 4 shtylla ne pika te shkurtra: 1. Isa Boletini me shumë Shaljan nga Shala luftoi dhe kontribuoi për trojet shqiptare ku bota e njohu si gjeneral te luftës. 2. Lufta e Dyte Botërore ne tere Evropën përfundoi me 1945 ndërsa ne Shale përfundoi me 1947. 3. Me 1989 greva e minatorëve te Shalës ne Trepçe i dridhi themelet e ish Jugosllavisë, greve e cila u përkrah nga te gjithë shqiptaret dhe ku u solidarizuan te gjitha minierat e botes me minatorët tone. 4. Me 1999 ne luftën e fundit te lavdishme me zenjen rob te 8 ushtareve serb, pikërisht nga ushtaret shaljan ne fshatin Bare te Shalës se Bajgores, Serbia pranoi negociatat dhe faktori ndërkombëtar e njohu Ushtrinë Çlirimtare si ushtri te rregullt e cila korri fitore ne bashkëpunim me NATO-n. Nuk po kuptoj pse gjithë këto tendenca kundër regjionit te Shalës, regjion ky i cili është me i prapambeturi ne trojet shqiptare, pa zhvillim ekonomik, pa rruge, pa perspektive ku dita ditës është duke u zbrazur për shkak te kushteve te mjerueshme, deri kur kështu??? Kur dihet se ajo popullate ne këto treva jeton mbi ARI. Unë personalisht ne emër te veteraneve te zonës se Shalës dhe mitrovicasve e kundërshtoj largimin e eshtrave nga vendlindja e heroit kombëtar.
Mitrovicë, me respekt Nexhat Dedia, themelues i njësitit të parë të Zonës Operative të Shalës dhe asamblesit i PDK-së në Mitrovicë.


