GRANDEMALL

Reagon Thaçi: I quan spekulime paralajmërimet e mbrëmshme të ambasadorëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka quajtur spekulime paralajmërimet e ambasadorëve, të cilët kanë thënë se lëvizja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është tejet e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës dhe mund ta lë atë të izoluar.

Thaçi, në një postim në rrjetin social Twitter, ka thënë se shoqëria dhe udhëheqja e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për demokraci e sundim të ligjit.

“Midis spekulimeve është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe proceset e saj demokratike. Shoqëria dhe udhëheqja e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta”, ka shkruar Thaçi, transmeton Express.

Hidromorava

Ambasadori amerikan Greg Delawie dhe ai britanik Ruari O’Connel kanë thënë mbrëmë se “nëse shfuqizohet Ligji për Gjykatën Speciale, Kosova do të izolohet”.

Iniciativa e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt, drejtues të tri institucioneve kryesore të vendit, për ta proceduar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale ka dështuar në dy tentativat e djeshme të Kryesisë së Kuvendit në mungesë të kuorumit.

Ambasadorët e Quintit, kanë thënë pa ngurrim që një lëvizje e tillë për shfuqizimin e Speciales është tejet e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës, përderisa gjatë ditës së sotme disa deputetë të pozitës kanë thënë se nuk kanë qenë të vetëdijshëm se çka janë duke nënshkruar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.