UBT

Reagon Telekomi: Nuk kemi pasur sulm kibernetik, ekspertët e vetëshpallur po dëmtojnë biznesin tonë me lajme të rrejshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Telekomi i Kosovës ka reaguar ndaj disa ekspertëve të telekomunikimeve të cilët thanë Vala ka pasur sulme kibernetike ku IP-të i janë infektuar me Botnet.

Sipas një reagimi të Telekomit të Kosovës në rrjetin social Facebook, asnjë IP e vetme nuk është e rrezikuar, e as nuk janë sulmuar nga askush.

Madje, ata thonë se këtë e kanë sajuar disa ekspertë të vetëshpallur.

Hidromorava

“Telekomi i Kosovës është sulmuar me lajme të rrejshme dhe shumë të dëmshme për biznesin tonë. Nuk jemi sulmuar e as nuk është rrezikuar as edhe një IP e vetme. E gjitha është sajuar nga ekspertë të vetëshpallur. Fillimisht, Telekomi i Kosovës nuk e ka këtë numër të IP adresave siç pretendohet, ndërsa që në matjet tona të brendshme nuk është vërejtur as edhe një sulm e lëre më ajo që po pretendohet”, thuhet në reagim.

Telekomi i Kosovës i ka siguruar konsumatorët që të mos shqetësohen për asnjë moment për shërbimet që marrin.

“Ky është një sulm direkt ndaj biznesit tonë dhe qëllimet i dinë vetëm ata që po bëjnë gjëra të tilla. Ne e kemi kontaktuar edhe personin që e ka publikuar një lajm të tillë, por i njëjti nuk është përgjigjur. Duam të ju bëjmë me dije të gjithë konsumatorëve tanë që të mos shqetësohen asnjë moment për shërbimet që marrin nga ne, ndërsa, i ftojmë të gjithë ata që krijuan lajme të rreme që t’i përmirësojnë ato, përndryshe do të ndjekin penalisht për dëmtim të imazhit dhe biznesit të Telekomit të Kosovës”, thuhet në fund.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.