United Hospital

Reagon Shoqëria Civile në Bujanoc: Kontrata satanike!

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Në tubimin paraelektoral me banorët e Malësisë së Bujanocit, Partia Demokratike e Nagip Arifit, kërkoi “ashiqare” votën e malësorëve, për zgjedhjet nacionale, në kompensim të zhvillimit ekonomik!

Në fjalimin e kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili përfaqëson listën, në zgjedhjet për Këshillin Nacional, nuk e pat vështirë të thotë: “Ne erdhëm të bëjmë një Kontratë me ju. Të na ndihmoni, që më 26 tetor, të marrim shumicën e Këshillit Nacional, për t’ua kthyer ju me zhvillim dhe përparimin e arsimit shqip, me informim të mirë, me kulturë të mirë dhe duke e mbrojt këtë flamur, të cilin e mbrojtën vëllezërit tanë në Beograd”.

Kështu pat thënë Nagip Arifi edhe gjatë zgjedhjeve për pushtet lokal të viteve 2002-2006-2008 e 2012, e Malësia e Bujanoc, ngeli po ajo si në kohën e ish regjimit të Millosheviqit: pa zhvillim ekonomik e infrastrukturor, pa punësim e integrim, pa siguri e kthim të lirshëm në vatrat e braktisura stërgjyshore.

Si ta zhvilloj ekonominë e shkatërruar të Malësisë, Lista e Nagip Arifit, kur barojat e këqija dhe shkurret kanë mbuluar tokat e bukës dhe lejlekët kanë ngritur çerdhe mbi oxhakët e shtëpive të boshatisura të këtyre fshatrave, si ta zhvilloj arsimin kur nëpër shkollat shqipe nxënësit numërohen me gishtërinj e si ta mbroj Flamurin Kombëtar, kur nga të gjitha anët e brezit kufitar bëjnë roje forcat e xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe.

UBT

Me këto premtime të dala nga goja e Nagip Arifit, ai, thjesht, tallet me ndjenjat e malësorëve, të cilët bëjnë luftë mbinjerëzore për ekzistencë, në këto vise kodrinore, e sidomos gjatë stinës së dimrit, kur rrugët i mbulon bora e ndihma pushtetare është mizore.

Po nuk e lodhin fort këto premtime Nagip Arifin, i cili pesë pare nuk i jep pse i prish Kontratat, që vet, ai, i nënshkruan dhe t’i shkel marrëveshjet, si kjo e fundit mes subjekteve politike se pas zgjedhjeve të 26 tetorit, nëse e marrin shumicën do ta vendos Jonuz Musliun, kryetar të Këshillit Nacional, kryesues i një Liste krejt tjetër nga ajo e koalicionit të tij me Bashkimin Demokratik të Luginës.

Shoqëria Civile “Perspektiva” edhe njëherë e porositë Partinë Demokratike, e cila mban pushtet në Bujanoc dhe synon ta mbërthej edhe Këshillin Nacional, nëse nuk mundet ta ndryshoj gjendjen e mjerueshme të banorëve të Malësisë së Bujanocit, të paktën mos të tallet me ndjenjat e banorëve duarthatë, të lënduara jo rrallë nga regjimet e mëparshme, të cilat si ato të sodit vijnë për ta kërkuar votën e kontrabanduar, për të mbetur në pushtet, thuhet në reagimin e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në Bujanoc./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.