Eko Higjiena

Reagon Shaqiri: Jam musliman, nuk përkrah terrorizmin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Superylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka reaguar me anë të një komunikate, pasi mediat e Zvicrës – kur qarkulloi fotografia e tij me imamin Shefqet Krasniqi – e akuzuan se po qëndron me njerëz të lidhur me terrorizmin.

Buja mediatike në Zvicër që u shkaktua nuk i ka pëlqyer Shaqirit, i cili ka sqaruar se sikurse imamin, ai nuk refuzon as fansa të tjerë për të bërë fotografi, teksa qartësoi se është kundër terrorizmit dhe familja e tij janë muslimanë, transmeton Telegrafi.

“Një foto e imja me imam Shefqet Krasniqin në rrjet ka shkaktuar shumë stuhi të panevojshme. Imami erdhi tek unë dhe më luti për një foto, ashtu sikurse që bëjnë mijëra njerëz të tjerë. Këtë e bëra edhe me atë, pra e bëmë fotografinë sepse nuk ishte e nevojshme ta refuzoj dhe po ashtu e pasjellshme”.

FIDANISHTJA

“Se ky imam ka lidhje me terrorizëm, unë nuk e kam ditur. Unë nuk mund të pyes secilin fans kush është ose çfarë bën, ashtu sikurse të vërtetoj karakterin e tyre”.
“Por, ajo që unë në mënyrë të rreptë e ndaloj është që njerëzit e shfrytëzojnë popullaritetin e tyre ashtu sikurse mediat në mënyrë të panevojshme për përfitime të veta”.

“Ne Shaqirët jemi muslimanë të vërtetë. Të gjitha rrymat radikale janë larg prej neve. I juaji Xherdani”, ka shkruar Shaqiri në gjuhën gjermane në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.