RCCOLA

Reagon Sërmaxhaj: Incidenti s`kishte lidhje me foton e Ibrahim Rugovës

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Nexhat Sërmaxhaj ka reaguar ndaj komunikatës së degës së LDK-së se gjoja ai e ka përbuzur foton e Ibrahim Rugovës. Ju njoftoj se fotografia e Presidentit Rugova nuk ka qenë e vendosur asnjëherë as kur ishte edhe vet si drejtor Zoti Rabit Ademi. As në ditën e caktuar nuk është larguar fare dhe këtë mund ta pohojnë 130 punëtorët e shkollës sonë tha për rajonipress Sërmaxhaj.

Deklarata e degës së LDK-së rreth incidentit që ndodhi në shkollën fillore “Thimi Mitko” ku u suspendua drejtori Nexhat Sërmaxhaj dhe arsimtari Rabit Ademi , ka nxitur reagimin e drejtorit Nexhat Sërmaxhaj i cili për herë të parë ka shpalosur për rajonipress tërë versionin e ngjarjes dhe incidentit që ndodhi më 22 nëntor 2012.

Sërmaxhaj ka krejt version ndryshe nga ajo që ka plasuar në opinion arsimtari Rabit Ademi , se gjoja incidenti ka ndodhur për shkak të fotos së Ibrahim Rugovës. Në fakt sipas Sërmaxhajt fotoja e Rugovës nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

“Incidenti me mua si drejtor i shkollës dhe arsimtarit Rabit Ademi nuk k ndodhur për shkak të fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova. Ju njoftoj se fotografia e Presidentit nuk ka qenë e vendosur asnjëherë as kur ishte edhe vet si drejtor Zoti Ademi. As në ditën e caktuar nuk është larguar fare këtë mund ta pohojnë 130 punëtorët e shkollës sonë” tha Sërmaxhaj.

KKVITI

Sërmaxhaj tha se fotografitë kanë qenë punime të vendosura nga nxënësit, prindërit dhe kujdestarja e klasës Mirlinda Bunjaku. “Largimin e fotografisë të cilën e pohon arsimtari unë nuk kam të drejtë as morale as njerëzore ta heq. Merita e ish Presidentit Rugova është e pamohueshme derisa ishte gjallë, por edhe pas vdekjes së tij këtë do ta dëshmoj historia” tha ai .

Sermaxhaj tha se arsimtari Rabit Ademi është anëtarë i “devotshëm” i LDK-së vetëm me fjalë kurse me vepra dhe punë e ka “arsyetuar” vetën gjatë mandatit të tij kur ishte drejtor i shkollës sonë. “Nga papunësia e tij u detyrua të tërhiqej ende pa i mbaruar mandati sepse shkolla jonë nga paaftësia e tij udhëheqëse ishte buzë greminës”.

Sipas Sërmaxhaj incidenti në mes tij dhe Rabit Ademit ka shpërthyer kur ai ka kërcënuar me gisht kah fytyra dhe e ka fyer pa kurrfarë arsye si udhëheqës të shkollës.

Anëtarë të këtillë si Rabit Ademi nuk i nevojiten asnjë partie dhe më së paku LDK-së që kam respekt si për të gjitha partitë e tjera. “I them zotit Ademi se koha e fjalëve dhe patriotizmit ka kaluar, duhet t`i kthehet punës me nxënës, t`i respektojnë rregullat shkollore, se anarkia nuk na qon askund, as atë as shoqërinë tonë. Sa për sukseset e shkollës sonë sot flasin rezultatet e vitit që jemi, shkolla jonë zuri vendin e parë në konkurrimin e 32 shkollave më të mira të Republikës së Kosovës. Këtë hije të zezë nuk mund t`ia hedh as shkollës as mua si udhëheqës i shkollës” tha Sërmaxhaj./rajonipress/