UBT

Reagon sërish SHBA: Kërkojmë shtyrje të plotë të afatit për targa, jo implementim në faza

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një konference direkte nga Washingtoni të zëdhënësit Ned Price, ka lëshuar edhe një deklaratë rreth vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Price ka thënë se SHBA kërkon shtyrje të plotë të vendimit për targat, e jo pjessshëm.

“Ne kemi qenë të qartë si në publik ashtu dhe privatisht se bashkësia ndërkombëtare, përfshirë SHBA-të, shtyrje të plotë në aspektin e implementimit”.

“Ne nuk kërkojmë implementim të pjesshëm apo edhe në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës, shtyrje të plotë”, u shpreh Price.

Mobi Casa

Ndërkaq, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë, ka thënë për Telegrafin se “me vendimin për sekuecimin në kohë dhe shkallëzimin e sanksioneve për zbatimin e vendimit pararendës për targat ilegale, Qeveria ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme në raport me obligime për respektim të sundimit të ligjit dhe në të njëjtën kohë në raport me përkushtimin për paqe dhe siguri”.

Kryeziu theksoi se për vendimin e targave, partnerët ndërkombëtarë kanë qenë të njoftuar paraprakisht.

“Me partnerët tanë i kemi diskutuar brengat që kanë qenë të përbashkëta, dhe duke marrë ato në konsideratë kemi ardhur deri te zgjidhja që vendosë krah për krah sundimin e rendit dhe ligjit dhe paqen dhe sigurinë. Për qasjen, zgjidhjen dhe vendimin tonë partnerët ndërkombëtarë kanë qenë të njoftuar paraprakisht”, u shpreh Kryeziu./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.