Reagon Riza Abdyli: Gjendja në terren tregon për një papërgjegjësi

Gjilan – Ju vëmë në dijeni se sot është dita e dytë prej që janë ndërprerë reshjet, ndërsa rrugët në komunën e Gjilanit janë në gjendje të rëndë, të pa pastruara. I vetmi arsyetim është kur reshjet janë në intensitet të madh dhe kërkohet kohë deri të përshkohen të gjitha rrugët derisa reshjet janë aktive. I kujtojmë qeverisjes lokale, se kjo nuk është një zgjedhje por është detyrim sepse është në pyetje siguria e qytetarëve. Komunikacioni ka shkruar Riza Abdyli.
Postimi i plotë i Reiza Abdylit shefi i grupit të këshilltarëve komunal në Gjilan
Ky nuk është një reagim as një kritikë rutinë e opozitës siç ndodh rëndom pas çdo reshje bore. Kemi pritur dy ditë pasi janë ndalur reshjet dhe kështu jemi të detyruar të reagojmë pasi gjendja në terren tregon për një papërgjegjësi ndaj kësaj situate.
Është një thirrje qeverisjes komunale në Gjilan për t’i pastruar rrugët, për të mos thënë siç i pastronte PDK kur ishte në qeverisje, por për shkak përgjegjësisë publike dhe të obligimit ndaj qytetarëve.
Ju vëmë në dijeni se sot është dita e dytë prej që janë ndërprerë reshjet, ndërsa rrugët në komunën e Gjilanit janë në gjendje të rëndë, të pa pastruara.
I vetmi arsyetim është kur reshjet janë në intensitet të madh dhe kërkohet kohë deri të përshkohen të gjitha rrugët derisa reshjet janë aktive.
I kujtojmë qeverisjes lokale, se kjo nuk është një zgjedhje por është detyrim sepse është në pyetje siguria e qytetarëve. Komunikacioni.
Ju kujtojmë se kemi të moshuar e nëna me fëmijë të vegjël, të cilët do të detyrohen të shmangin trotuaret e të ekspozohen përpara veturave duke ecur në rrugë të tyre dhe kështu të rrezikojnë jetën, pasi edhe vozitja në rrugë është e pasigurt në këtë gjendje.
Me këtë rast, duke i parë në papërgjegjësi dhe moskokëçarje për mirëmbajtjen, ftoj qytetarët që të japin kontributin e vet kudo ku munden në lagje, në trotuaret përpara banesave e lokaleve, që të shmangim lëndimet e njerëzve gjatë lëvizjes ka shkruar Riza Abdyli, shef i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Gjilan./rajonipress/