Mobi Casa

Reagon Riza Abdyli: Aksidentet e fundit duhet të na ftojnë të reflektojmë

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pas rasteve të fundit në komunikacion, ndaj keqardhje dhe hidhërim të thellë me të gjithë qytetarët e Gjilanit. Medoemos kjo situatë duhet të na ftojë për të analizuar shkaktarin, edhe përtej fajtorëve që i përcakton ligji i trafikut, pasi këtu është edhe një element i tretë, që është infrastruktura, respektivisht plani i rrugës thotë Riza Abdyli sheg i grupit të PDK-së në Gjilan.

Postimi i plotë

Të gjithë që kemi përvojë në vozitje dhe njohuri të komunikacionit, këtë mund ta dëshmojnë edhe ekspertët, shpesh janë rrugët apo thënë më mirë gabimet e projektimit të tyre që bëhen shkak i aksidenteve. Për këtë edhe kemi aksidente pikërisht në këto pika problematike. Andaj, në njëfarë mënyre, faji nuk mund t’i lihet vetëm të përfshirëve në aksident, madje, analizuar mirë, ata janë viktima të një projekti që atyre ua ka krijuar rrugën e papërshtatshme. Këto projekte të pamenduara mirë, apo më mirë thënë të dështuara pastaj bëhen shkaktarë për marrje jetësh.

Shtrohet pyetja e thjeshtë dhe e domosdoshme: A ka komuna e Gjilani ekspertë të komunikacionit? Nëse ka, ku janë ata që nuk reagojnë? Apo reagimi i tyre has në vesh te shurdhër.

A duhet të jenë përfitimet financiare personale më të rëndësishme se humbjet e jetëve?
Edhe nëse nuk kemi, duhet të ftojmë ekspertë të komunikacionit, qofshin edhe të huaj, për t’i analizuar pikat tona problematike, për t’i evituar mangësitë dhe gabimet, për t’i shmangur aksidentet e tilla në të ardhmen.

Unë me njohuritë që kam dhe me bisedat që kam zhvilluar me disa them me plot bindje se këto projekte të zgjerimit të rrugëve po dalin të jenë shumë të rrezikshme, pasur parasysh mënyrën se si kalohet nga njëra kahje në tjetrën.
A duhet organet kompetente të marrin masa?

Ndjenjën e keqardhjes duhet ta dëshmojnë me veprime konkrete duke i ndaluar projektet fatale për qytetin.

KKVITI

Normal, si qytetarë duhet t’i parandalojmë këto projekte të dëmshme për komunën tonë.
Njësoj, i tillë është edhe projekti tjetër i cili po ndodh në Gjilan, në hyrjen prej Rrugës së Ferizait, që është në përfundim e sipër, që mendoj se nuk guxon të jetë në mospërputhje me planin zhvillimor urban. Ky projekt do të duhej të ndërpritej te banesat e bardha dhe të jetë në harmoni me qarkoren e parë të qytetit sipas planit zhvillimor urban.

Ndryshe, nëse ky projekt vazhdon tutje sipas dhënies së tenderit, atëherë kjo qeverisje për çdo ditë po i “vret” qytetarët e vet duke sjellë në zemër të qytetit rrugë që mundësojnë lëvizje të shpejtë dhe më këtë, shtoji kësaj edhe gabimet në hyrje e dalje apo ndërrim shiritash, që gjithashtu çojnë në komplikim të rrjedhës së komunikacionit, për çka mundësia e aksidenteve rritet dukshëm.

Në vend se në qendër të qytetit të rikonstruktohet sipas një plani të mirë menduar, një shesh që do të kthente ndjenjën e krenarisë së një qyteti të vjetër, ne po e vrasim arkitekturën, ambientin dhe qytetarin. Të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Me këtë që po bëhet, nuk është më shkaktar veç shpejtësia apo cilido shofer, por gabimet në rrugë. Zvogëlimi i hapësirave për këmbësorë, apo lënia e këmbësorit në plan të dytë, pikërisht në zonën që i takon atij, në qendër të qytetit. Zvogëlimi i parkut të qytetit dhe prerja e drunjëve, që kanë rëndësi afatgjate mjedisore, që në këtë kuptim edhe ajo është një vrasje. E gjithashtu edhe shpërfytyrimi i qendrës së qytetit, që nga një qendër qyteti do të bëhet vendlidhje apo ndarje autostradash.

Të gjitha këto nuk do të duhej t’i bënte as t’i lejonte dikush që ia do të mirën këtij qyteti.
Ritheksoj se aksidentet në pikat e përmendura, nuk po ndodhin vetëm për gabimet e drejtuesve të përfshirë në aksident, por për gabimet e projektuesve të rrugëve, pasi këto po ndodhin të përsëritura, pikërisht në pikat e gabimit në projekte.

Shoferët nuk janë të njëjtë, por është pika e njëjtë, që tregon se gabimi është më shumë te projektuesi, jo përherë te shoferi. Shoferët, më pak të njohur me këto pika ose më me pak përvojë pastaj bien në grackën e këtyre gabimeve, duhet kujtuar, jo me dëshirën e tyre.
Ftoj të gjithë qytetarët, që të gjithë prej mënyrës së vet, ta kundërshtojnë fuqishëm shkatërrimin që po i ndodh qytetit dhe t’i bashkohen çdo iniciative për ta përkrahur pengimin e këtij degradimi shkatërrues.

Unë si këshilltar komunal do të ndjeki rrugët institucionale, aty për ku jam i zgjedhur që ta them fjalën time dhe jam i gatshëm gjithashtu t’i bashkohem çdo iniciative qytetare kundër kësaj apo ta përçoj zërin e çdo organizimi të tillë dhe ta përkrah në Kuvendin Komunal të Gjilanit ka shkruar Riza Abdyli./rajonipress/