Fundamenti

Reagon Riad Rashiti: Turp për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit po kalon me shumë kundërshtime e akuza edhe në mesin e vet këshilltarëve të pozitës. Megjithatë Riad Rashiti këshilltar nga PDK-ja e ka quajtur turp këtë seancë. Në vend që të jenë qytetarë nderi, ky pushtet po i nënçmon figurat e rëndësishme siç është Joseph Biden, ku as gjysma e anëtarëve të Kuvendit Komunal nuk e votuan shpalljen e qytetar nderi të Gjilanit tha Rashiti.

Riad Rashiti tha për rajonipress se kjo formë e qeverisjes komunale, jo që nuk i bënë nder askujt, por po i turpëron gjithë qytetarët e Gjilanit. “Kjo seancë e jashtëzakonshme po e shfaqë më së miri gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet qyteti i Gjilanit” tha Rashiti.

UBT

Edhe, Arben Mehmeti nga LDK-ja tha se nuk po i bëjmë nder atyre që po i shpallim sot qytetar nderi. “Nuk e kuptojë personalisht qysh në rend dite futen emra dhe personalitete të rëndësishme dhe ne si Kuvend edhe proceduralisht nuk jemi të përgatitur. Kuvendi duhet të ketë dokumente e biografi për të nderuarit. Po e devalvojmë rolin e Kuvendit. Po marrim vendime jo serioze. Me këtë vendim po i degradojmë edhe ata që po shpallen qytetar nderi” tha Mehmeti.

Mehmeti tha se Kuvendi po shndërrohet vetëm në mekanizëm të votimit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.