GRANDEMALL

Reagon Qemajl Mustafa: Zoti e ruajt Gjilanin tim dhe popullin shqiptar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjilani, për me e ruajtë njeriun e tij, për me ia nderue atij të shkuarën e sidomos për me ia respektue e mos me ia shëmtue të ardhmen, nuk e ka pasë komoditetin me zgjërue rrugë nëpër qendër. Këtë e bëjnë vetëm politikajtë dhe projektantët injorantë që me veti e bartin kompleksin e të voglit, të parriturit e të pajetuarit… Janë këta njerëz që nuk e kanë shijue kurrë lirinë e të menduarit me mendje të hapur, nuk e kanë shijue lirinë e të krijuarit e të vepruarit në harmoni me kërkesat e publikut, me të natyrshmen… Këta thjeshtë po mundohen me i shnoshë komplekset e veta tue e dhunue popullin, këta thjeshtë po shfryhen ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Vakitë e përditshme të Gjilanit
Nga thesari i popullit:
“Jepju hyqymetin për me ju pa marifetin”!
Pushtetarë dhe ju projektantë injorantë,
Shërimi i komplekseve tuaja nuk duhet të bëhet (dhe sidomos nuk duhet lejuar të bëhet) duke e hargjuar kot paranë e qytetarëve të varfër në zgjerimin plotësisht të panevojshëm e të pakuptimtë të rrugëve nëpër qendrën e ngushtë të qytetit.

Pyetja e logjikshme që duhet bërë për atë që po i ndodhë Gjilanit nëpër qendër është:
A duhet qyteti të shërbejë më shumë për jetë të qetë e të shëndetshme të qytetarëve apo duhet t’u shërbejë automjeteve (teneqeve ndotëse) të cilat, kudo në glob, tentohet të zhvendosen jashtë qendrave urbane?

Uji Dea

Andaj, përgjigja është fare e thjeshtë dhe e njohur:
Gjilani, për me e ruajtë njeriun e tij, për me ia nderue atij të shkuarën e sidomos për me ia respektue e mos me ia shëmtue të ardhmen, nuk e ka pasë komoditetin me zgjërue rrugë nëpër qendër. Këtë e bëjnë vetëm politikajtë dhe projektantët injorantë që me veti e bartin kompleksin e të voglit, të parriturit e të pajetuarit… Janë këta njerëz që nuk e kanë shijue kurrë lirinë e të menduarit me mendje të hapur, nuk e kanë shijue lirinë e të krijuarit e të vepruarit në harmoni me kërkesat e publikut, me të natyrshmen… Këta thjeshtë po mundohen me i shnoshë komplekset e veta tue e dhunue popullin, këta thjeshtë po shfryhen …

Nuk e thonë kot, nëse don me ia njoftë dikuj përnime marifetin, jepja pushtetin.
Zoti e ruajtë Gjilanin tim dhe popullin shqiptar prej këtij soji të njerēzve me këmisha të bardha, me kravata, me pare e me xhipa por, me mungesa katastrofike në kokë e në shpirtë!.

PS
Veç shiheni gjeometrinë e rrugës dhe trotuareve dhe e shihni me çfarë soji të njerëzve kemi të bëjmë. Ky investim, krejtë mund të jetë, veç modern edhe evropian kurrë jo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.