United Hospital

Reagon Qemajl Mustafa: Meritat për autostradën i takojnë PDK-së

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Projekti i rrugës së tipit të autostradës Prishtine – Gjilan – Konçul (Dheu i Bardhë) është vendim i PDK dhe meritat për nisjen dhe futjen në agjendë të këtij projekt i takojnë degës së PDK në Gjilan, kryetarit të atëhershëm të komunës dhe sidomos atyre që e morën vendimin e që ishte Hashim Thaçi, kryeministër e Fehmi Mujota, ministër i infrastrukturës thotë Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit.

Reagimi i plotë i Qemajl Mustafës:

Ky kryetari i sotëm i Gjilanit i cili po bën svilata inauguruese e promovuese të këtij projekti, as që ka pasur haber se kur dhe çka jemi tue punue për këtë projekt. Ky kryetar qysh në vitin 2014 (kthehuni e kërkoni deklaratat e tij në google search) ka pase thënë që projekti fillon atë vit. Pastaj pa ia nda e ka përsërit që projekti nis me 2015 e me 2016 e siç po e shihni ai mund të nis në vitin 2017 në një segment të shkurt të tij, por me një kusht – nëse mjetet programohen në buxhetin e vitit 2017.

Pra, t`i biem shkurt e shqip. Mirë që më në fund po nis ky projekt anipse për mua dhe për të gjithë ata që janë ithtarë të zhvillimit të ekonomisë, është në mesin e projekteve strategjikisht të gabuara. Por, nejse. Pasi ia kemi nis të gabojmë me autostrada, le të jetë ky edhe një gabim i radhës që unë e miratoj në emër të njëfarë rivaliteti të paevitueshëm rajonal dhe në emër të dëshirës së qytetarëve (të mashtruar) të Anamoravës që ta kenë këtë rrugë.

Fundamenti

Një qëndrim konvencional i popullit tonë thotë “asfalti s’jep me hanger!” e me këtë unë pajtohem plotësisht.

Kosovës për 20 vitet e ardhshme i është dashur vetëm zgjerim i rrugëve ekzistuese, sinjalizim i mirë i tyre që e ulë shkallën e rrezikut në trafik dhe investime të shumta në ekonomi dhe në tërheqje të investimeve. Çka i duhen asaj autostradat me rini të zhgënjyer e buzë depresioni. Me njerëz të varfër, të nënshtruar e pa perspektivë. “Luaje macë kryet e bullit” i thonë kësaj pune.

Prioritete të gabuara ka vendos kryetari edhe në komunë. Mbi 3 milionë euro sivjet në asfaltime e as 300 mijë euro në projektin MIRUSHA. Kjo është ikje totale nga agjenda e prioriteteve të qytetarëve të komunës. Fjalët për alamet miliona në trajtim të ujërave të zeza e ujit për pije do ta kenë fatin e njëjtë si fjalët e premtimet për autostradën e vitit kaherë të perënduar 2014.

Popull i Gjilanit e i Kosovës, koncentrohu, dëgjo më mirë, shih më mirë. Bëhu aktiv dhe përcaktoje fatin tënd. Nuk ka gjë më të shëmtuar se rrena dhe mashtrimi që po e bëjnë shumica e politikajve me ty.
Mos i lejo. T`i e ke këtë mundësi ka shkruar Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.