Fundamenti

Reagon PSD-ja, Tefik Maksuti me kohë ishte kritikuar për pasivitet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sipas PSD-së Tefik Maksuti një kohë të gjatë ishte kritikuar nga anëtarët e kryesisë për pasivitetin e tij në kuvendin komunal ku ishte i njohur edhe me nofkën “gojë ka gojë s`ka”, por si duket edhe individualiteti i tij prej një “intelektuali” do të dëmtonte intelektualitetin individual nëse së paku njëherë do të kishte marr fjalën.

Kryesia e degës së PSD-së në Gjilan në mbledhjen e rregullt e ka vlerësuar situatën e krijuar pas aderimit të deputetit Tefik Maksuti (PSD) anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit në LDK.

“Nuk mund të jemi indiferent ndaj aktit dhe gjendjes së krijuar me rastin e aderimit të anëtarit të PSD-së Tefik Maksuti në LDK, sepse do të ishte tepër injoruese të thuhet se nuk e dëmton strukturën e çdo partie aderimet që ndodhin jo vetëm në subjektin tonë, por në çdo subjekt politik” thuhet në reagimin e PSD-së.

ARKATANA

Sipas PSD-së Tefik Maksuti një kohë të gjatë ishte kritikuar nga anëtarët e kryesisë për pasivitetin e tij në kuvendin komunal ku ishte i njohur edhe me nofkën “gojë ka gojë s`ka” , por si duket edhe individualiteti i tij prej një “intelektuali” do të dëmtonte intelektualitetin individual nëse së paku njëherë do të kishte marr fjalën.

Këshilltarit Maksuti i është bërë e ditur nga PSD-ja se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë në listën e kandidatëve nga radhët e PSD-së, si duket revolta dhe pakënaqësia ndikoj që këshilltari Maksuti të kthehet në shtëpinë e tij duke aderuar në radhët e LDK-së për çka PSD-ja i dëshiron suksese./rajonipress/

Mund të ju interesoj: