GRANDEMALL

Reagon Prokuroria: Maria Bamieh më nuk gëzon imunitet nga Kombet e Bashkuara, duhet të marr avokat vendor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar një njoftim lidhur me rastin e ish-prokurores, Maria Bamieh, ndaj të cilës dështuar marrja në pyetje e paraparë për sot, pasi që prokurorja e rastit ka kërkuar që ta marr një avokat vendor.

Në një njoftim të mëhershëm, Prokuroria njoftim se Bamieh në nuk gëzon imunitet nga Kombet e Bashkuara, prandaj detyrohet që për mbrojtjen e saj ligjore ta angazhojë një avokat të licensuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të saktë, bën të ditur për opinionin publik se, lidhur me rastin e znj. Bamieh, e cila ka qenë e ftuar për intervistim pranë kësaj prokurorie, është duke vepruar konform dispozitave ligjore në fuqi, pasi bazuar në shkresat zyrtare që ka në posedim prokurorja e çështjes, më 03.06.2017, znj. Bamieh i është hequr imuniteti nga Kombet e Bashkuara dhe e njëjta sipas legjislacionit vendor, është udhëzuar nga prokuroria të angazhojë një avokat vendor, i cili është i licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, për zhvillimin e mëtejmë të procedurës”, thuhet në njoftime.

Mobi Casa

Hetimet për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe zbulim të informacioneve konfidenciale ndaj ish-prokurores britanike kishin nisur në vitin 2014, por ato kishin pushuar për shkak të çështjes së imunitet të Maria Bamieh. Rasti ndaj Bamieh kishte filluar të trajtohej pas denoncimit nga ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, i cili ishte hetuar nga një task-forcë e EULEX-it, të cilin e kishte udhëhequr Bamieh.

Ai, në emër të tij dhe të familjes e kishte akuzuar ish-prokuroren për zbulim në media të detajeve nga jeta e tyre private. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.