Reagon Pacolli ndaj shkrimit të “Die Welt am Sonntag”: Akuzat banale kanë origjinë shqiptare
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj shkrimit të gazetës prestigjioze gjermane “Die Welt am Sonntag”, të publikuar edhe në mediat në Kosovë, e cila ka akuzuar oligarkun dhe politikanin kosovar, se përmes firmës së tij “Mabetex” ka mashtruar punëtorët nga Kosova, të cilët i dërgon në kantieret e Kazakistanit.Më poshtë mund të lexoni shkrimin rreth artikullit të gjermanes “Die Welt am Sonntag” si dhe reagimin e Behgjet Pacollit.
Shkrimi rreth artikullit të gjermanes “Die Welt am Sonntag”:
Pacolli mashtroi punëtorët kosovarë në Kazakistan
Reagimi i Behgjet Pacollit:
Të nderuar përfaqesues të mediave,
Më poshtë ju gjeni reagimin e fundit të z. Behgjet Pacolli lidhur me shkrimin e gazetes Die Welt.
Dje disa portale kanë botuar në mënyrë të paplotë, selektive, dhe me interpretime jashtë përmbajtjes së vërtetë një artikull edhe ashtu të pasaktë të gazetës gjermane, Die Welt, me titull “FRUSTRIERTE FÜRST” dhe autor hungarezin Boris Kalnoky, detaj që asnjë portal nuk e përmendte. Duket sikur portali që e kishte botuar fillimisht dhe prej nga e kishin marrë mediat e tjera ka menduar se serioziteti i akuzave ndaj zotëri Behgjet Pacollit do zvogëlohej nëse do përmendej emri jo gjerman i autorit të shkrimit.
Ja kontestimet për shkrimin nga ana e zotëri Behgjet Pacollin (ose kompania Mabetex)
Shkrimi në fjalë ishte reflektim i bisedës me vetëm dy persona që flisnin në vetë të parë. Pjesa tjetër ishte riciklim i akuzave të shtypit antishqiptar kundër zotëri Behgjet Pacollit dhe kompanisë Mabetex.
Shkrimi gjerman fillimisht dhe më pas a përkthimi, dhe redaktimi në shqip ishte tendencioz sepse akuzonte zotëri Behgjet Pacollin që “me premtimet e tij kishte sjellë në Kazakistan punëtorin me emrin alias Gazmend Ahmeti dhe ja kishte vonuar atij rrogën për një vit”. Të përdorësh një burim të vetëm për të konfirmuar situatën e pagesës së mbi 10 mijë punëtorëve që MABETEX ka në gjithë botën, shumica e të cilëve janë shqiptarë, është standart i ulët për çdo media dhe aq më shumë për një gazetë gjermane. Seicili prej portaleve është i lirë të investigojë ndaj një shpifjeje që riciklohet shpesh por që s’ka kurrfarë baze të vërtetë. Për më shumë, shumica e punonjësve tanë nuk kanë marrëdhënie të drejtpërdrejtë pagese me MABETEX, por me kompani ndërmjetëse.
Shkrimi apo përkthimi në shqip, shmangte prononcimin e një gazetari shqiptar dhe opinionet e veta për zotëri Pacollin.E gjitha kjo e bënte akoma më tendencioz shkrimin: pretendimet e një njeriu tëvetëm në themel të një shkrimi aq të padrejtë dhe joprofesional.
Shkrimi i gazetës gjermane nuk kishte asnjë prononcim nga vetë zotëri Behgjet Pacolli, apo ndonjë drejtues i autorizuar i kompanisë MABETEX në lidhje me aludimet e një punëtori anonim. Kjo është cënim i standarteve etike të një gazete gjermane apo perëndimore.
Portalet që e kishin rimarrë përkthimin e pjesshëm, me titull të deformuar, pa autor të një gazete të caktuar, duhet të përpiqeshin minimalisht ta përkthenin vetë, apo të ballafaqonin me burime të tyre pretendimet që përcilleshin në atë gazetë.
Logoja e një mediumi të besueshëm gjerman si Die Welt, nuk mund të shpërlajë akuzat banale me origjinë shqiptare në kurriz të zotëri Behgjet Pacollit, të ricikluara nga një gazetar hungarez.
Zotëri Behgjet Pacolli ka vepra ndërtimore, urbanistike në gjithë botën dhe suksesi i tyre është konfirmuar nga dhjetra çmime urbanistike cilësore. Të kontestosh rrugën me të cilën ai ka fituar garat për ndërtimin e këtyre veprave, duke ricikluar akuza të vjetra që drejtësia zvicerane i ka hedhur në kosh, s’kanë asnjë vlerë profesionale dhe njerëzore.
Kosova është në krizë të rëndë ekonomike dhe shoqërore. Artikulli që duhet të pasqyronte diçka aktuale siç do ishte e udhës, do duhej të merrej me aktorët e kësaj krize, shkaktarët e saj, dhe jo me njeriun që prej 25 vjetësh i kontribuon familjeve kosovare, ekonomisë së vendit me investime, projekte të ndryshme. (sic) /Telegrafi/


