FITORJA

Reagon opozita: Punët e kryera i takojnë qeverisjes Mustafa

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qeverisja lokale e Lutfi Hazirit, që nga dita e parë kur e kanë marr pushtetin në Gjilan, asnjë punë të vetme nuk e kanë nisur nga fillimi, krejt punët që po i bëjnë tani janë vazhdimësi e projekteve të nisura në qeverisjen e PDK-së dhe të Qemajl Mustafës thotë Riad Rashiti këshilltar komunal nga radhët e PDK-së.

Riad Rashiti nuk pajtohet me vlerësimet e pushtetarëve se po realizojnë projekte dhe po i përmbushin të gjitha premtimet që i kanë dhënë para gjilanasve.

Madje Rashiti thotë se e tërë kjo mjegulli që po bëhet nga ana e zyrtarëve duke trumpetuar se po realizojnë projekte madhore është vetëm mashtrim raporton rajonipress.

Rashiti thotë se edhe shtatë muaj pas marrjes së pushtetit, kjo qeverisje aktuale po e gënjen qytetarin e Gjilanit pa fije turpi. “Si nuk i vjen marre aspak të parit të komunës, që për asfaltimin e rrugës të shtruar para më shumë se një viti për në fshatin Llofcë, të dal tani dhe ta promovojë si punë të qeverisjes aktuale. Kjo është vërtet shumë e turpshme” shprehet Rashiti.

Uji Dea

Sipas tij edhe rrugën për Bilinicë e cila është projektuar dhe tenderuar para një viti, janë gjetur mjetet e financimit vitin e kaluar, ndërsa tani i pari i komunës del në teren dhe promovon punën e të tjerëve, çfarë merite i takon kësaj qeverisje për këto rrugë?

“Poashtu edhe për rrugët tjera nëpër fshatra dhe nëpër lagjet e qytetit të cilat tani po asfaltohen, aspak nuk është angazhim i këtij kryetari të komunës, i cili ende nuk e ka bërë një javë të plotë punë në zyrën e tij të punës, duke u sorollatur lidhje e pa lidhje dhe i cili ka shpenzuar për këta gjashtë muaj hiq më pak se 6,826.34 euro për shpenzimet e udhëtimit jashtë vendit, akomodim për udhëtime zyrtare dhe nga to vetëm për mëditje për udhëtime jashtë vendit ka përfituar 2,423,40 euro. Këto shpenzime janë të paraqitura në raportin zyrtar për pjesën e parë të këtij viti” tha Rashiti.

Rashiti tha se ky kryetar asnjëherë nuk e thotë të vërtetën kur flet, më shumë tregon përralla që as fëmija më nuk po i dëgjojnë ato. “Tani po mundohen të kalojnë nga përrallat në filma vizatimor, por nuk do të ketë interesim as për këta filma. Nuk jemi më në vitin 2005, por jemi gati një dekadë më përpara, tanimë qytetarët i shohin gjërat në 3D” ka përfunduar Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.