United Hospital

Reagon Nisma: Në çfarë derexhe ka ra PDK-ja, s’jemi takuar…

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën Bilall Sherifi, ka thënë për Gazetën Blic se askush nga Nisma për Kosovën nuk është takuar me dikë nga PDK për të negociuar për koalicion. Ai ka thënë se PDK ka rënë në derexhe sa të spekuloj aq ulët, kinse jemi takuar me ta dhe kemi negociuar për bashkëqeverisje.

“Askush nga Nisma për Kosovën nuk mund të negociojë më askënd për të hyrë në koalicion me PDK-në. Nuk ka pasur asnjë takim me askënd nga PDK. Kryesia e Nismës ka marrë një vendim, e ai vendim është publik: ne kemi një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në e AAK-në, dhe nuk do të ketë më kurrfarë negociate me askënd”, ka thënë Sherifi për Gazetën Blic.

Sipas tij, nëse ka pasur takime, është mirë që zyrtarët e PDK-së të dalin e të tregojnë se kush me kënd është takuar, ku janë dhe çka kanë biseduar, e jo të spekulojnë aq ulët.
“Qëndrimi i Nismës është i qartë. Koalicioni tashmë është i formuar me LDK-në e AAK-në. Nëse ndokush mund të pijë kafe me ndonjë mik nga PDK, kjo nuk do të thotë që është negociuar për koalicion. Puna e koalicionit tashmë është temë e mbyllur”, ka thënë Sherifi.

Uji Dea

Ndërkohë, disa medie kanë raportuar se PDK i ka ofruar Nismës për Kosovën 8 ministri, vetëm e vetëm që kjo e fundit të bashkohet me PDK-në në qeverisjen e ardhshme, mirëpo sipas këtij mediumi Nisma ka refuzuar.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, PDK edhe pse ka dalë partia e parë, ka mbetur pa partnerë për bashkëqeverisje dhe nuk i ka numrat e mjaftueshëm sa ta formoj qeverinë./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.