Mobi Casa

Reagon Nikçi: Nuk jam beqar!

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Portali Bild.de e kishte futur edhe Adrian Nikçin në mesin e 51 futbollistëve më të pashëm, beqarë, të bundesligës gjermane. I pashëm ose jo, kjo gjë nuk i kishte pëlqyer fare të dashurës së Adrianit!

Ajo e ka pyetur futbollistin e ri të Hannoverit se çfarë kërkon ai në mesin e futbollistëve beqarë? Për këtë arsye Nikçi e ka parë veten të detyruar të japë një sqarim publik.

Në portalin blick.ch ai ka deklaruar se nuk është singël por ka një vajzë me të cilën është në lidhje.

Uji Dea

Pyetjes se përse atëherë në Bild.de figuron si singël, Adriani i është përgjigjur: “Më kanë pyetur shumë kohë më parë. Ndërkohë statusi im në këtë drejtim ka ndryshuar “.

Në listën e famshme të 51 beqarëve më atraktivë të bundesligës, Xhaka dhe Shaqiri ishin vendosur në vendin e dytë dhe të tretë.