RCCOLA

Reagon Mustafa: Leni komunikatat, takimet e konferencat koti, veproni shpejt

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ekipës emergjente në Gjilan dhe asaj qendrores duhet me ia “ngjitë” një kontingjent të madh kujdestarësh (inspektorësh) të cilët duhet t’i rrijnë pranë secilit qytetar dhe afarist në hapësirën publike (jashtë familjes) dhe t’ua kujtojnë në çdo çast se pa maskë nuk bën (ajo s’është rekuizit dekori), pa distancë nuk bën dhe pa higjienë nuk bën (duhet patur kudo dezinfektues e mundësi për pastrim duarsh). Angazhimi i disa qindra inspektorëve të ri e ka një kosto për qeverinë por, është kosto fare minore krahasuar me humbjen e jetëve nga ky infektim i shpejtë e i rrezikshëm ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Kështu qysh po punoni hiç s’keni me ia dalë. Ka me na ba vaki si me pirjen e duhanit por me një dallim esencial: Te Covid19 bilansi rrëqethës shihet shpejte dhe rritet drastikisht nga ora në orë derisa, te duhani kjo ndodhë në etapë më të gjatë dhe është më pak shqetësuese për masën, për shëndetësinë e .për politikën.

Mentaliteti ynë nuk ndërrohet me takime të ekipeve emergjente as me komunikata për publikun. Ai, në kushte sadopak normale ndërron me edukim, ndërron ngadalë e për kohë të gjatë. Nëse përhapet paniku për shkallë të lartë të rrezikut, vetëdija jonë ngritet si reagim instiktiv po mentaliteti si aspekt kulturor, mbetet i njëjtë. Prej tute veprojmë me instikt. Po bani vaki e na thanë ndërkohë “rreziku kaloi”, ne ia krisim menjëherë me të vjetrën.

Eco Higjiena

Në këtë aspekt, ne jemi si fëmijët në vitet e para të shkollës fillore. Duhet prindërit me na e kujtue (dhe me na detyrue) me i bë detyrat e shtëpisë. Ndryshe, shkojmë në shkollë pa detyra dhe plotësisht të pa përgatitur.

Dua të them që ekipës emergjente në Gjilan dhe asaj qendrores duhet me ia “ngjitë” një kontingjent të madh kujdestarësh (inspektorësh) të cilët duhet t’i rrijnë pranë secilit qytetar dhe afarist në hapësirën publike (jashtë familjes) dhe t’ua kujtojnë në çdo çast se pa maskë nuk bën (ajo s’është rekuizit dekori), pa distancë nuk bën dhe pa higjienë nuk bën (duhet patur kudo dezinfektues e mundësi për pastrim duarsh).

Angazhimi i disa qindra inspektorëve të ri e ka një kosto për qeverinë por, është kosto fare minore krahasuar me humbjen e jetëve nga ky infektim i shpejtë e i rrezikshëm.
Ndryshe, puna me Covid19 ka me na shkue si me ligjin për pirjen e duhanit. Në Gjilan, në fillim, ky ligj zbatohej goxha mirë por, me kalimin e viteve nëpër “regjimin” e Lutës e të LDK, disiplina ra totalisht, nuk kishte inspektim dhe si rrjedhojë, nuk kishte hapësirë ku nuk pihej duhani. Thjeshtë, s’kishte askund ndalesë praktike në terren. Vërejtjet e tipit “Ndalohet pirja e duhanit” dhe “No smoking” nuk i bënin kujt përshtypje.
Është e thjeshtë:
GJILAN VEPRO,
KOSOVË VEPRO.
Hiquni konferencave te shpeshta e retorikave!
Ato janë mendue për me u marrë vesh për planin e punës dhe me dalë në terren me e zbatue. Ndryshe janë humbje e kotë e kohës.