Reagon Menaxhmenti i “Hidromoravës”: Punësimet janë kryer në harmoni me ligjin
Gjilan – Menaxhmenti i kompanisë “Hidromorava” ka reaguar ndaj akuzave të PDK-së. Të gjitha punësimit e kryera në KRU “Hidromorava” në Gjilan, kanë qenë të planifikuara me Planin e biznesit i cili është miratuar nga Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava”sha në Gjilan, punësimet e kandidatëve janë kryer në harmoni dhe në mbështetje të dispozitave të Ligjit të Punës në Kosovë thuhet në përgjigjen e menaxhmentit të Hidromoravës.
Lëvizjet e punëtorëve në vendet e punës janë përcaktuar në harmoni me dispozitat e Ligjit të Punës në Kosovë, sipas nevojës së vëllimit të punëve që i ka paraparë Menaxhmenti i kompanisë duke u mbështetur gjithnjë në pëlqimin e punëtorëve thuhet në reagimin e kësaj kompanie./rajonipress/


