UBT

Reagon Matoshi: Njoftimet e Qeverisë se Kamenica po bëhet me autostradë, janë mashtrim dhe fyerje për inteligjencën e këtij qyteti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Njoftimi i lëshuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës se është marrë vendimi përfundimtar për shpronësimin e disa pronave shtesë në Banullë (Komuna e Lipjanit), për rrugën me katër korsi Lipjan – Gjilan – Dheu i Bardhë, është i mirëpritur. Por, postimet në rrjete sociale që e paraqesin këtë vendim të sotëm të Qeverisë së Kosovës, si lajm se Kamenica po bëhet me autostradë janë fyerje e rëndë për inteligjencën e banorëve të Kamenicës. Është TURP me i trajtu si aq të padijshëm qytetarët e Kamenicës, aq më tepër këtë nuk duhet ta bëjë Kryetari i Komunës i cili ka marrë besimin tonë për të punuar me sinqeritet e drejtësi ka shkruar Fatmir Matoshi ish ministër.

Reagimi i plotë:

Kamenica bëhet me Autostradë, kur të përurohet:

FIDANISHTJA
  • segmenti Lipjan – Bresalc (të shpresojmë me 28 Nëntor, sepse si datë është paralajmëruar për vitin e kaluar),
  • pastaj të punohet segmenti tjetër Bresalc – Përlepnicë,
  • pastaj segmenti Përlepnicë – Dheu i Bardhë
  • dhe në fund kyçja e Kamenicës në këtë rrugë përmes segmentit Dheu i Bardhë – Kamenicë.

Me intensitetin e treguar në punë deri tani, ky proces i kërkon edhe më shumë se një dekadë e gjysmë deri në realizim.

Në hartën e bashkangjitur është rrethuar Banulla (Vendi për të cilin sot është vendosur për shpronësimet shtesë), vija e zezë nga Banulla në Bresalc, tregon se punët në këtë segment janë drejt përfundimit dhe pjesa me vijat e ndërprera, mbetet për t`u buxhetuar, shpronësuar, tenderuar dhe ndërtuar, pra bukur shumë punë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.