UBT

Reagon LDK e Kamenicës: Të rinjtë po largohen sepse nuk po shohin perspektivë

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Duke pasur parasysh mbledhjen e Kuvendit Komunal, me 30.04.2019, dhe zhvillimeve tjera në komunën e Kamenicës, Dega e LDK-së reagon për shkak të pa përgjegjësisë së udhëheqjes së komunës së Kamenicës në disa nga çështjet në vijim: 1) Kryetari i komunës dhe as Kuvendi Komunal nuk po marrin asnjë veprim ndaj largimit të të rinjëve nga komuna e Kamenicës për shkak se nuk po shohin asnjë perspektivë të afërt për të qëndruar këtu.

UBT

2) Propozojmë që planifikimi për ndërtimin e bulevardit ne qytetin e Kamenicës që po përmenden si projekt mbi 1 milion € dhe ndonjë projekt tjetër për pastrimin e lumenjve të anulohen dhe ai buxhet të destinohet si projekt zhvillimor për biznese,ekonomi dhe bujqësi,me qëllim të parandalimit të largimit të të rinjëve nga komuna jonë dhe për rritjen e punësimit në sektorin privat.
3) Kryetari i komunës të jetë më përgjegjës në punë dhe ti përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve të delegatëve në Kuvend Komunal.
4) Kanë kaluar më shumë se një vit dhe ende vazhdojnë disa ushtrues të detyrës në drejtori komunale,ne drejtori të shkollave,si dhe mban në administratën komunale dhe në emër të projekteve mbi 22 punëtorë me kontratë në vepër që është shkelje ligjore.
5) Të ndalohet shantazhimi dhe kërcënimi nga drejtoritë komunale dhe zyra e Kryetarit ndaj punëtorëve te arsimit dhe administratës komunale vetëm pse e shprehin fjalën e lirë.
6) Sa më parë të bëhet korrigjimi i emërtimeve të disa rrugëve lokale sepse u pa menjëherë që ky proces nuk ka qenë fare transparent dhe pati reagime të shumta deri në masën e prishjes me ngjyrë të disa tabelave në çdo lokalitet e ka pasur raste edhe të konflikteve në mes qytetarëve.
7) Reagojmë ashpër edhe ndaj ndërrimit të emrave të rrugëve në qytet me emrat Fehmi Agani, Agim Ramadani dhe kërkojmë nga komuna që menjëherë këto dy emërtime të kthehen nê gjendjen e mëparshme,sepse rrugët dhe sheshet ne qytetin e Kamenicës kanë qenë të emërtuara para më shumë se 10 viteve me transparencë ndaj qytetarëve dhe me vendim të Kuvendit Komunal e nuk ka pasur nevojë të bëhen ndryshime nga një komision jo profesional dhe tendencioz thuhet në reagimin e zëdhënësit të degës së LDK-së në bashkëpunim me grupin e delegatëve të LDK-së./rajonipress/