UBT

Reagon LDK e Kamenicës: Qeverisja e Sinanit ka instaluar korrupsionin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë, me shqetësim po i ndjek zhvillimet e fundit, dhe mënyrën e qeverisjes në Komunë. Bashkë me ardhjen e Begzad Sinanit në pushtet, kanë ardhur edhe shumë probleme dhe keqqeverisja, e cila ka instaluar mekanizmin e korrupsionit, keqpërdorimeve, kërcënimeve, fyerjeve, shantazheve dhe papërgjegjësisë ndaj qytetarëve, duke mos lënë hiq më keq as me transparencën dhe llogaridhënien, si dhe duke i shkelur të drejtat e lirisë së shprehjes dhe informimit.

Komuna e Kamenicës ka dështuar gjithashtu t’iu jap kahje zgjidhjes së problemit me operatorët ekonomikë që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorit, për më tepër kjo qeverisje bëhet pjesë e keqpërdorimeve si rasti i arrestimit dhe mbajtjes në arrest shtëpiak për një muaj të shefit të inspektoratit komunal z. Refik Latifaj, i cili po hetohet nga Prokuroria themelore në Gjilan, nën dyshimin se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar duke komunikuar, ndihmuar dhe dhënien e instruksioneve për eksploatimin ilegal të zhavorit.

Hidromorava

Edhe sjellja ndaj ekipit të KTV-së, në takimin e djeshëm ku po diskutohej pikërisht për këtë çështje, (duke larguar gazetarët të cilët i etiketoi me emra qesharak e ofendues), tregon edhe një herë për nivelin dhe papërgjegjësinë e kësaj qeverisje dhe kreut të saj Begzad Sinani thuhet në reagimin e LDK-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.