HW

Reagon Latif Maliqi: Trotuari në fshatin Uglar edhe sot e kësaj dite ka mbetur në gjysmë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – “Në këtë projekt nuk shihet asnjë operator që është duke punuar, dhe nuk vërehet që së paku së shpejti do të fillojë puna”. Ndoshta nuk ka qenë në “projekcionet 3D” të kryetarit, sepse jemi mësuar t’i shohim projektet vetëm përmes videove e prezantimeve, jo në terren. Sot gjendja e këtij trotuari është e dhimbshme ka shkruar Latif Maliqi.

Postimi i plotë:

Nuk e di qytetarë, a ju kujtohet kur një banor i Uglarit e ngriti shqetësimin për cilësinë e kubëzave të betonit në trotuarin e fshatit?
Çfarë ndodhi më pas? Ky projekt edhe sot e kësaj dite ka mbetur në gjysmë!
“Në këtë projekt nuk shihet asnjë operator që është duke punuar, dhe nuk vërehet që së paku së shpejti do të fillojë puna.”

Ndoshta nuk ka qenë në “projekcionet 3D” të kryetarit, sepse jemi mësuar t’i shohim projektet vetëm përmes videove e prezantimeve, jo në terren.

United Hospital

Sot gjendja e këtij trotuari është e dhimbshme. Po ua sjell disa foto si dëshmi jo vetëm për të treguar realitetin, por edhe për t’i paralajmëruar vozitësit: nëse devijoni nga rruga, rrezikoni seriozisht! Asnjë shenjë paralajmëruese nuk është vendosur, edhe pse sipas afatit ky projekt ka qen dasht të ishte përfunduar me kohë.

Kryetar, një pyetje publike:
A e di çfarë ndjenje është të presësh shiritin e një projekti pak para zgjedhjeve?
Mbase do të ishte mirë ta vizitosh edhe këtë projekt, ta bësh një video sikurse për të tjerët. Ndoshta për ty duket i vogël, por për qytetarët e Uglarit ka vlerë shumë të madhe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.