United Hospital

Reagon Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ndaj një shkrimi denigrues ndaj shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Të dielën e kaluar, me 8 janar 2017, gazeta Aargauer Zeitung kishte publikuar një artikull për një afarist më prejardhje serbe. Në mes rreshtash por edhe shumë hapur, i portretuari përdor një fjalor denigrues më një dozë antishqiptare, duke përhapur të pavërteta shpifëse me tendencë propaganduese.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) ka reagur kundër këtij artikulli skandaloz dhe ka kërkuar sqarim nga gazeta në fjalë. Në një letërpërgjigje drejtuar Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës gazeta Aargauer Zeitung distancohet nga pjesë të tekstit, që kanë të bëjnë më shqiptarët. „Ju keni të drejtë: formulimet në disa pjesë të artikullit nuk janë të përshtatshme. Nëse me këtë kemi lënduar ndjenjat e komunitetit shqiptar në Zvicër, atëherë na vjen keq. Në asnjë mënyrë nuk ka qenë qëllimi ynë që të ofendojmë komunitetin shqiptar ose të përhapim klishe negative për të“, thuhet në përgjigjen e gazetës Aargauer Zeitung.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës vazhdon të ndjek me vëmendje zhvillimet e mëtutjeshme rreth këtij artikulli. Tekste të tilla denigruese e shpifëse që prishin imazhin e shqiptarëve në përgjithësi e veçanërisht të shqiptarëve në Zvicër nuk kanë vend në hapësirën mediale në shtetin helvetik. Për këtë qëllim do të vazhdojmë të angazhohemi fuqishëm.

Mobi Casa

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës

Bern, 15 Janar 2017

http://www.albinfo.ch/reagon-kuvendi-i-shqiptareve-te-zvicres-ndaj-nje-shkrimi-denigrues-ndaj-shqiptareve/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.