RCCOLA

Reagon Kushtrim Kadriu: Alban Hyseni bani publik emrat e zyrtarëve me aktakuza të ngritura

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në fushatë na pati teshë tu na folë se nuk do të ketë zyrtarë me aktakuzë, se do të qeveriste me duar të pastra, ndërsa tani nuk po e dijka se si të veprojë ka shkruar Kushtrim Kadriu.

Postimi i plotë:

Uji Dea

Që kryetari është i padijshëm, kjo tashmë po shihet prej aeroplanit. Për çdo ditë po na e servon nga një perlë të paditurisë së tij. Në “perlën” e sotit paska thënë se do të shikojë mundësitë se si të veprojë me zyrtarët me aktakuza.
Në fushatë na pati teshë tu na folë se nuk do të ketë zyrtarë me aktakuzë, se do të qeveriste me duar të pastra, ndërsa tani nuk po e dijka se si të veprojë.
Me gjasë nuk po e dijka se disa zyrtarë janë shpallur të pafajshëm. Nëse ka të tillë që janë me aktakuza, atëherë duhet t’i bëjë publik emrat e tyre.