Reagon kryesia e LDK-së në Kllokot: Hasan Rashiti është kryetar legjitim
Gjilan – Kryesia Legjitime e që ka legalitet dhe që njihet edhe nga ana e Kryesisë Qendrore e LDK-së, është Kryesia dhe Kryetari i saj, z.Hasan Rashiti, që njëherit është edhe Nënkryetar për Komunitete në Komunën e Kllokotit, e kurrsesi i vetëshpalluri Sadik Azemi thuhet në reagimin e kryesisë legjitime të LDK-së në Kllokot.
Reagim ndaj Kumtesës së lëshuar nga “Kryesia” e vetëshpallur e degës se LDK-së në Kllokot.
Kohëve të fundit një” grup dhe një Kryetar”të vetëshpallur si Kryesi dhe Kryetar i Degës së LDK-së, në Kllokot e që nuk kanë as Legalitet e as Legjitimitet po paraqiten në opinion për mes Kumtesave në emër të Degës së LDK-së në Kllokot.
Që nga Kuvendi i fundit zgjedhor i Partisë së LDK-së, një grup i vetëshpallur si Kryesi e Degës së LDK-së, Dega në Kllokot dhe një i vetëshpallur, Kryetar i kësaj Kryesie, Sadik Azemi, po mashtrojnë dhe manipulojnë me opinionin si në rastin e fundit përmes Kumtesës që e kanë dërguar dhe pastaj e kanë publikuar disa portale.
Kryesia Legjitime e që ka legalitet dhe që njihet edhe nga ana e Kryesisë Qendrore e LDK-së, është Kryesia dhe Kryetari i saj, z.Hasan Rashiti, që njëherit është edhe Nënkryetar për Komunitete në Komunën e Kllokotit.
Në të vërtetë pas Procesit zgjedhor të LDK-së, Dega në Kllokot u bë viktimë dhe ju shkaktua dëm Kolateral si pasoj e mosnjohjes së Kuvendeve të LDK-së për Degët e Gjermanisë dhe Zvicrës, e me këtë rast nuk u njoftë edhe Kuvendi i Degës së Kllokotit.
Nga atëherë deri më sot, Kryesia Qendrore si Legjitim e njehë dhe e pranon, Kryetarin e deritanishëm të Degës, z.Hasan Rashiti dhe Kryesinë e vjetër. Kjo që themi ne mundet të vërtetohet edhe nga thirrjet dhe pjesëmarrja e Kryetarit të Degës në mbledhjet e Kryetarëve të Degëve së LDK-së si dhe pjesëmarrjen e Kryetarit në mbledhjet e Kuvendit dhe në mbledhjet e Këshillit të përgjithshëm.
Kryesia e Degës së LDK-së në Kllokot dhe Kryetari, Hasan Rashiti, janë të disiplinuar dhe mbështesin dhe përkrahin çdo Vendim që merr Kryesia Qendrore e Partisë, andaj edhe me ketë rast jemi në kontakt të përhershëm me Kryesinë dhe po harmonizohemi edhe rreth zgjidhjes përfundimtare të problemit të paraqitur me rastin e mosnjohjes së Kuvendit të fundit Zgjedhor.
Se ky grup i ashtuquajtur “Kryesi” dhe ky “Kryetar”i vetëshpallur po mashtron dhe manipulon opinionin është shumë lehtë të vërtetohet meqë askush nuk i njeh nga Kryesia Qendrore, andaj me këtë rast po ju bëjmë disa pyetje:
– Le të tregojnë këta e ne veçanti i vetëshpalluri “Kryetar”se që nga Kuvendi zgjedhor a ka marrë pjesë në ndonjë mbledhje me Kryetar të Degëve qe rregullisht mbahen në selinë e Partisë në Prishtine dhe të tregoj se kush ka marrë pjesë në këto takim.
Të tregojnë se kush ka marrë pjesë në cilësinë e mysafirit në Kuvendin e fundit zgjedhor nga Dega e LDK-së në Kllokot (në këtë Kuvend ishte z.Hasan Rashiti, si Kryetar i Degës)
A kanë qenë ndonjë herë në cilësinë e Kryetarit të Degës prezente edhe në mbledhjet e Këshillit të përgjithshëm të Partisë.
Kryesia e Degës së LDK-së në Kllokot që ka Legalitet dhe Legjitimitet edhe nga Qendra deri në marrjen e një Vendimi tjetër njofton elektoratin e LDK-së në Kllokot se është në kontakt me Kryesinë Qendrore të Partisë dhe për gjithçka do të njoftohen me kohë pasi të dakordohemi edhe me grupin Punues që caktohet me këtë punë.
Krejt në fund kësaj here nuk po merremi me këta njerëz që kanë marr detyra për të prishë LDK, sepse edhe nuk e meritojnë të merremi me ta, pos që elektorati i LDK-së i njeh se kush janë dhe si janë katapultu në LDK.
Nëse ky i vetëshpallur “Kryetar” dhe ky grup pas tij e vërtetojnë se më kanë kontaktuar në Qendër për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor, ne Kryesia legjitime në krye me Kryetarin legjitim, z.Hasan Rashiti do japim dorëheqje dhe nuk do jemi pjesë e LDK-së thuhet në reagimin e Kryesisë së Degës së LDK-së në Kllokot të nënshkruar nga zyra për Informim./rajonipress/


