ARKATANA

Reagon kryeprokurori Maloku: Ndikimet politike nuk do të kenë efekt

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me përgjegjësi e themi, se nuk do ketë asnjë mundësi të çfarëdo ndërhyrjeje nga askush dhe asnjë faktor i jashtëm apo i brendshëm nuk do e zbeh as të pengoj hetimin që ka filluar për rastin e tani të ndjerës Arbenitë Spahiut e cila kishte ndërruar jetë më 03.03.2016, në Repartin gjinekologjik të Spitalit Regjional në Gjilan ka thënë në reagimin e tij kryeprokurori Jetish Maloku.

Maloku duke dhënë një sqarim pas dyshimeve që ka ngritur familja e Arbenita Spahiut në ndërhyrjen e rastit ka thënë se assnjë faktor, e aq më pakë faktor polik që tentojnë të ndërhyjnë në këtë hetim të pavarur, e që do jetë shumë efikas, hetim i plotë dhe shumë efektiv. “Do vlerësojmë çdo deklaratë apo tentativë që mundohet të pengoj direkt apo indirekt këtë hetim për rastin. Jemi në rrugë shumë të mirë e të drejtë të bëjmë përgjegjës të gjithë ata që kanë kontribuar me mos punë e neglizhencë këtij rasti. Të gjitha deklaratat përkitazi me këtë rast tragjik, do i vlerësojmë me shumë kujdes, dhe do t`i nënshtrohen dhe do jenë domosdo nën llupën e hetimit, sidomos të atyre zyrtarëve që flasin e deklarohen (me) e pa argumenta, për aq sa rasti është nën hetim” ka shtuar Maloku.

Uji Dea

Maloku tha se Prokuroria ua bënë me dije, dhe njëkohësisht kërkon nga personat jokompetent, qytetar e zyrtar të mos, deklarohen për meritat apo pameritat e hetimit dhe krejt rastin. “Në fund, njoftojmë, se Prokuroria deri tani ka marr shumë akter, dëshmitar e të dyshuar për rastin tragjik, dhe është para përfundimit të këtij hetimi, për të cilën, qytetarët tanë të këtij regjioni shpejt do të jenë të informuar deri në fund për këtë rast tragjik e të dhimbshëm për të gjithë” tha Maloku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.