Reagon komuna: LDK është përgjegjëse për shkatërrimin e lumenjve
Kamenicë – Degradimi dhe masakrimi i shtretërve të lumenjve, ambientit, infrastrukturës rrugore në Desivojcë, Lajçiç dhe Shipashnicë e mban vulën e LDK-së, kjo parti është përgjegjëse kryesore për tërë këtë situatë, dhe ne vetëm po angazhohemi që të sanojmë sadopak gjendjen në të cilën e ka sjellë komunën tonë kjo parti tashmë me shumë probleme të vetat të brendshme thuhet në reagimin e kabinetit të Begzad Sinanit.
Komuna e Kamenicës ndër të arriturat e këtij mandati patjetër se do të veçoj edhe transparencën në punë dhe kthimin e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet lokale. Sot përmes një shkrimi me plot të pavërteta, dega e LDK-së tentoi të njollos punën e institucioneve komunale dhe të kryetarit Sinani.
Kryetari Begzad Sinani po përballet me një situatë aspak të mirë përsa i përket gjendjes në të cilën LDK-ja e ka sjellë këtë komunë.
Degradimi dhe masakrimi i shtretërve të lumenjve, ambientit, infrastrukturës rrugore në Desivojcë, Lajçiç dhe Shipashnicë e mban vulën e LDK-së, kjo parti është përgjegjëse kryesore për tërë këtë situatë, dhe ne vetëm po angazhohemi që të sanojmë sadopak gjendjen në të cilën e ka sjellë komunën tonë kjo parti tashmë me shumë probleme të vetat të brendshme./rajonipress/


