Fundamenti

Reagon Isa Mustafa: Nuk po kërkoj punë, kam tri të tilla

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Isa Mustafa, ka reaguar ndaj një interviste të analistit Armand Shkullaku, i cili tha se më i rëndësishëm është formimi i Qeverisë se sa një vend punë për Kryetarin e LDK’së.

Me këtë rast, Mustafa ka thënë se nuk po kërkon punë pasi është profesor, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe deputet në Parlamentin e Kosovës.

RCCOLA

Lexojeni të plotë reagimin

Tani në portalin e Gazetës Express lexova një intervistë të z. Armand Shkullaku: “Më i rëndësishëm formimi i Qeverisë se një vend pune për Isa Mustafën”. Shpreh keqardhje për absurditetin e tillë të të menduarit, të një njeriu që një kohë të gjatë punoi në Prishtinë dhe do të duhej ti njeh rrethanat tona. Duhet ta përkujtoj zotin Shkullaku dhe unë jam profesor i rregullt i Universitetit të Prishtinës, se jam anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe jam deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Prandaj ai mund të merret me punë tjera në Shqipëri, sepse nuk është korrekte që nga atje të mendoj të me gjej punë në Kosovë.