Uji Dea

Reagon Isa Mustafa: LDK pranon rezultatin e zgjedhjeve – pas analizës do të bëhen ndryshime në parti

/ 1 minutë lexim

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se LDK e pranon rezultatin aktual dhe se në ditët në vijim kjo parti do të bëjë analizë më të detajuar.

Mustafa, sërish ka lavdëruar punën e Avdullah Hotit.

UBT

“Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfarëdo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai.

Më tej theksoi se pas analizës do të bëhen ndryshime në LDK.

“Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, tha Mustafa, njofto Telegrafi.