Reagon Isa Agushi: Asambleja e Gjilanit nuk e ka shpallur qytetar nderi Ilir Metën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Isa Agushi këshilltar komunal nga radhët e LDK-së për rajonipress tha se Asambleja Komunale nuk ka marrë vendim që ta shpallë qytetar nderi Ilir Metën. Mirënjohja që mori Ilir Meta është private dhe i është dhënë vetëm nga Lutfi Haziri sepse asnjë të mirë Ilir Meta nuk e ka bërë për Gjilanin tha i revoltuar Isa Agushi.

Isa Agushi këshilltar komunal nga radhët e LDK-së është ndier i zhgënjyer kur ka marrë vesh sot se Ilir Meta është shpallur qytetar nderi i Komunës së Gjilanit. “Unë u befasova kur dëgjova këtë lajm sepse Asambleja Komunale e as unë si këshilltar i LDK-së nuk jemi pyetur për këtë propozim. Mirënjohja që ju dha sot Ilir Metës është private sepse ju ka dhënë vetëm nga Lutfi Haziri, e jo edhe nga Asambleja e Gjilanit” tha Agushi.

Uji Dea

Agushi tha se as hair as sherr nuk ka nga vizita e Ilir Metës. “Nuk e di se çfarë të mire i ka sjellur Gjilanit, Ilir Meta. Nëse i ka bërë mirë Kosovës atëherë le t`i jep Prishtina mirënjohje e jo Gjilani” tha i revoltuar Agushi./rajonipress/