Uji Dea

Reagon inspeksioni komunal, largohet bërllogu në rrugën Malishevë – Uglar

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Duke ju falënderuar reagimit të qytetarëve dhe botimit të lajmit në Rajonipress, inspeksioni komunal ka reaguar duke e eliminuar bërllogun në rrugën Malishevë – Uglar. Nevzad Rushiti drejtor i inspeksionit tha se edhe pse kjo nuk ishte punë e këtij sektori, sepse janë kompanitë e kontraktuara ato që duhet të merren me këtë problem, ne reaguam dhe e kthyem në gjendjen e mëparshme situatën.

Një mini deponi bërlloku ishte krijuar s`kaj rrugës Malishevë – Uglar e cila vetëm si pamje mjaftonte të krijonte pakënaqësi dhe revoltë tek qytetarët.

Duke parë këtë gjendje inspeksioni komunal ka ndërmarrë aksionin për ta kthyer në gjendjen e mëparshme situatën.

UBT

Nevzad Rushiti drejtor i inspeksionit komunal tha se i kanë pranuar me shqetësim vërejtjet e banorëve ndonëse nuk është punë e inspeksionit, ne ndërmorëm masat adekuate dhe e eliminuam bërllogun.

Rushiti tha se këtë bërllog e kanë krijuar nxënësit gjatë shëtitjeve në livadhet e Malishevës./rajonipress/