Mobi Casa

Reagon “Hidromorava”: Turp për të gjithë keqëpërdoruesit e ujit të pijshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – “Uji është Jetë, Jo Resurs për Keqperdorim”. Në kuadër të përpjekjeve tona të vazhdueshme për të luftuar kyçjet ilegale dhe për të siguruar që resurset e ujit të pijshëm të mbeten të sigurta dhe të arritshme për të gjithë konsumatorët e përgjegjshëm, ekipet tona të inspektimit janë duke vazhduar me angazhim maksimal në verifikimin e kyçjeve ilegale thuhet në reagimin e kompanisë “Hidromorava”.

Gjatë inspektimit të sotëm, ekipet tona kanë zbuluar disa kyçje ilegale, njëra prej të cilave është zbuluar në një objekt banimi. Ky veprim është në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren për sigurinë dhe funksionimin e sistemit tonë të furnizimit me ujë.

Mobi Casa

KRU “Hidromorava”, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të adresuar kyçjet ilegale, dhe ju bëjm të ditur se ndëshkimet për kyçjet ilegale janë të rënda dhe te repta, duke përfshirë ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës.

Ne kemi një detyrim të përbashkët për të ruajtur burimet e ujit dhe për të siguruar që ky resurs i çmuar të jetë i përdorshëm për të gjithë konsumatorët tanë të përgjegjshëm./rajonipress/