ARKATANA

Reagon Haziri, eliminohet pengesa në rrugën Pograxhë- Stublinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pas publikimit për herë të dytë në rajonipress të shembjes së dheut dhe gurëve që nga viti 2013, ka reaguar menjëherë Lutfi Haziri i cili ka kërkuar nga kompanitë që mirëmbajnë rrugët që të eliminohet pengesa. Banorët e Stublinës dhe të Dobrosinit falënderojnë Hazirin për këtë gjest shumë fisnik dhe për intervenimin e shpejt.

Ka mjaftuar një lajm i shkurtër në rajonipress që tregonte për gjendjen jo të mirë të rrugës Pograxhë – Stublinë, që të alarmojë organet komunale për të intervenuar shpejt dhe për ta larguar nga rruga dheun që kishte qëndruar në mes të rrugës që para 10 muajve.

Enver Biqku u.d. së drejtorit në shërbimet publike tha se Drejtoria e Shërbimeve Publike gjatë këtyre ditëve ka marr disa aktivitete duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve për Mirëmbajtjen e Infrastrukturës rrugore.

Biqku tha se në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike i ka të parapara projektet për mirëmbajte dhe sanim të infrastrukturës rrugore për rrafshim dhe mbushje me zhavorr. “Tani së fundit është intervenuar dhe është bërë mbushja e rrugës me zhavorr në Lladovë dhe Lladovë – Nasal nga kompania “Bass Com” , e paraparë kjo me projektin e Rrugëve të rendit të III, si dhe gjatë sezones dimërore pastrim të rrugëve dhe trotuareve nga bora si dhe shembje të ndryshme të gurëve në rrugë”.

Eco Higjiena

Biqku tha se gjatë këtyre ditëve ka pasur shembje gurësh në rrugën Pogragje – Stublinë – Dobrosin ku pas vizitës nga stafi i DSHP-së, është vërejtur se ka nevojë të pastrohet për arsye se rruga është ngushtuar në njërin shirit rrugor dhe është paraqitur pengesë për qarkullim të automjeteve të qytetarëve.

Biqku tha se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka kontratë të mirëmbajtjes dimërore për pastrim të rrugëve me kompaninë “Magjistralen”, e cila ka dalur në teren dhe ka pastruar kompletë rrugën nga pengesat e ndryshme të shembjeve si dhe kanalin e rrugës aty ku ka qene i bllokuar.

Banorët e Stublinës dhe të Dobrosinit falënderojnë Hazirin për këtë gjest shumë fisnik dhe për intervenimin e shpejt. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.