GRANDEMALL

Reagon Hasan Rashiti: Nuk ia vlen të merresh me shkarravinat e Arbër Eminit

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Kllokotit Hasan Rashiti reagon ndaj shpifjeve të Degës së PDK-s në Kllokot. Unë edhe kësaj here do e kisha injoruar siç e kam injorue deri tashti, por për hir të opinionit të gjerë e në veçanti për hirë të qytetareve të Komunës së Kllokotit kësaj here po reagoj me këtë shkrim. Gjithherë me këto deklarata e shkarravina del në emër kinse të Degës, por nga shumë anëtar të Kryesisë kam mësuar se ata nuk qëndron mbrapa këtyre shkrimeve, por që janë të bëra nga njëfarë, Arber Emini, një adoleshent politik që s`ka haber se si shkojnë punët në Administratë.

Ky axhami na derdhë lot krokodili kinse për suspendimin e tre punëtorëve nga puna, por pa ditë se pse ka ardhë deri te ky suspendim (kjo mos të kuptohet se unë dhe bashkëpunëtorët e mi kemi qenë për suspendimin e tyre), por këta punëtor të përmendur janë duke u hetuar për një rast që ka të bëj me furnizimin me inventar për nevojat e objektit të Komunës.

Neve nuk na përket dhe as që dua të marrë të drejtën të fajësoj askënd sepse këtë do ta gjykojnë organet kompetente. Dhe thirrja e këtij axhamiu që ata të kthehen në vendin e punës është drejtpërdrejt ndërhyrje në organet të cilat janë të thirrura për këtë punë.

Por njeri nga punëtorët e larguar është miku ma i mirë i imi andaj nuk qëndron ajo se unë qëndroj mbrapa këtij suspendimi. Ata janë dalë para Komisionit Disiplinor të Komunës dhe i drejtë apo i pa drejtë marrja e Vendimit për largim nga ana e Komisionit mbetet në përgjegjësinë e tyre dhe unë asnjëherë nuk do të interferoj në marrjen e çfarëdo Vendimi ngase ato Komisione janë te pavarura.

Pavarësisht Vendimit qe është marrë, punëtorët e përmendur e kanë të drejtën të ankohen dhe të kërkon të drejtën e vet tek organet e tjera qe janë kompetente të shqyrtojnë ligjshmërinë e marrjes se këtij Vendimi.

FIDANISHTJA

Fillimisht duhet të shterën të gjitha mundësit e ankimimit brenda institucionet e pastaj mundë t’i drejtohen Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil që është vendim i shkallës së dytë dhe të njëjtën kohë i obliguar për tu zbatuar nga institucioni. Sa i përket mos lejimit të vijimit të mësimit në Shkollën Fillore në Kllokot, shkollë kjo që është etnikisht e pastër edhe këtu ja huq kot sepse nuk jemi na, përkatësisht unë që e pengoj një gjë të tillë, por është pamundur të zhvillohet mësimi në këtë shkollë.

E them këtë sepse numri i nxënësve shqiptar në Kllokot është i vogël dhe nuk ka asnjë mundësi të krijohen paralele për këta nxënës. E vetmja mundësi është që të bëhet mësimi në paralele të kombinuara dhe ne kujtojmë që nuk është edhe në të mirën e vet nxënëseve të zhvillohet një mësim i tillë.

Pastaj nuk e kemi pasë asnjë Kërkesë edhe nga ana e prindërve për një veprim të tillë. E njoftojmë edhe opinionin e gjer se nxënëseve shqiptar ju sigurojmë transportin nga Kllokoti në Pozharan ku e zhvillojnë mësimin. Bile transportin ua sigurojmë, përkatësisht e bëjmë edhe për nxënësit e shkollës se mesme, për çfarë nuk jemi të obliguar me Ligjin e Arsimit Parauniversitar.

Sa i përket shtëpisë së shëndetit në Kllokot, përkatësisht Ambulancës dhe mos lejimin e ndihmës shëndetësore edhe këtu shpif sepse deri tashti nuk kemi pasë asnjë Ankesë nga dikush që ka kërkuar ndihmë mjekësore e nuk ju është afruar. Krejt në fund mua me vjen keq për një pjesë të anëtarëve të PDK-s sepse kam raporte shumë të mira bashkëpunimi si në punë përmes Komisioneve të ndryshme, po edhe në jetën private dhe konsideroj që këto shkrime e shkarravina nuk janë edhe qëndrim i tyre, por janë nga ana e këtij axhamie që fare nuk e ka dertin as të punëtoreve e as të nxënësve po qëllimi i tij është të gjej një vend pune për vetën e tij dhe po mendon se këtë do e arrijë me këto shkarravina.

Ia bëj me dije këtij axhamie se PDK-ja e ka një anëtar të vetën në pozitën e zevendskryesuesit të Kuvendit dhe asnjëherë nuk e ka ngritë dhe nuk e ka kërkuar një shqyrtim për asnjë çështje të cilat i përmendë ky adoleshent. Kësaj here nuk po ia përmendi takimet që ky, Arber Emini, i ka bërë me Kryetarin Spasiq pa dijen e Kryesisë se Degës se PDK-s, ku ka kërkuar privilegje dhe përfitime për veten përfundon reagimi i Hasan Rashitit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.