Eko Higjiena

Reagon Haradinaj: FSK s’ka asnjë kufizim për Veri, letra e Thaçit është zhvlerësuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për letrën e publikuar sot të Kryeministrit Albin Kurti të cilën ish-kryeministrit Thaçi ia kishte dërguar sekretarit të atëhershëm të NATO-s Ander Fogh Rasmussen, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës përfshirë veriun.

“Për të evituar populizmat dhe shqetësimet e ngritura sot rreth letrës 2013, dhe implikimeve të mundshme ligjore e Kushtetuese, siguroj qytetarët e Kosovës se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka thënë se në janar të vitit 2019 i ka shkruar letër Sekretarit të tanishëm të NATO’s Jens Stoltenberg ku e ka njoftuar për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Hidromorava

“Pas punës maratonike të sigurimit të mbështetjes së ShBA-ve e partnerëve kryesor brenda NATO-s si dhe të parapërgaditjes e dërgimit të 3 ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri për votim në Kuvendin e Kosovës, me 9 Janar 2019 kam shkruar edhe këtë letër drejtuar Sekretarit të NATOs Jens Stoltenberg, në të cilën e njoftoj për mandatimin historik të transformimit të FSK-së si forcë multietnike e profesionale në Ushtri të Kosovës, duke e falënderuar për bashkëpunimin e misionin 20 vjeçar në sigurimin e ruajtjes dhe paqes në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ish-kryeministrit Haradinaj ka thënë se qëllimi i kësaj letre ishte zhvlerësimi që ish-kryeministri Thaçi kishte bërë në letrën e vitit 2013.

“Qëllimi i letrës ishte të njoftohet se pas votimit të ligjeve në Kuvend, zhvlëftesohen kufizimet territoriale në letrën së ish-KM Thaçi në vitin 2013, dhe i bëj ftesë NATOs që përmes KFORit të nënshkruajmë protokoll të ri bashkëpunimi operacional, këtë herë pa kufizime territoriale”, ka shkruar Haradinaj./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.