United Hospital

Reagon Gjykata Themelore e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sqarim lidhur me shkrimin e publikuar në portalin “Rajonipress” me datë 19 Mars 2019, me titullin “Gjykatat e lodhëta e të mykura në mendje, keqtrajtojnë qytetarët vitias me vite të tëra”.

Gjykata Themelore në Gjilan reagon ndaj këtij shkrimi, pasi që ka për qëllim denigrimin dhe ndikimin në punën e gjyqtarit.

Me këtë rast, ne ju njoftojmë kronologjikisht me rrjedhën e kësaj lënde:
Kontesti mes palëve ekziston nga data 05.02.2007, kur edhe është paraqitur padia në Gjykatën Komunale të Vitisë, me bazën juridike ‘vërtetim i drejtës së pronësisë’.
Si paditës tjerë me bazën juridike e drejta e përparësisë në blerje, për pronën e njëjtë, në procesverbalin e seancës 27.03.2008, ishte konstatuar se janë paraqitur edhe Hysen e Naser Hasimi dhe Ibrahim e Adem Halabaku, të gjithë nga fshati Pozheran i Vitisë, ndërsa padia e tyre ishte ushtruar me datë 22.02.2007. Gjykata padinë e dytë të paditësve e kishte hedhë poshtë si të parakohshme, me Aktvendimin e datës 26.06.2009, i plotfuqishëm me datë 07.08.2009.

Ndërsa padinë e parë, të paraqitur me datë 05.02.2007, e kishte vendosur gjykata me Aktgjykim me datë 06.07.2010, kurse i plotfuqishëm me datë 25.08.2010, ndërsa edhe ishte ekzekutuar, duke u regjistruar në regjistra kadastralë.

FIDANISHTJA

Propozimin për përsëritjen e procedurës e kishin ushtruar 4 paditësit me datë 27.07.2012, ndërsa Gjykata e Apelit e kishte miratuar propozimin e tyre.

Deri në këtë fazë gjitha veprimet i kishte ndërmarr gjyqtari i mëhershëm, ndërsa gjyqtari Raif Fazliu si gjyqtar i çështjes, me datë 29.10.2013, ka caktuar seancën përgatitore në të cilën seancë me aktvendim procedural duke u bazuar në nenin 166.2, të LPK-së, padinë e katër (4) paditësve e ka hedhur poshtë si të palejueshme, për shkak të çështjes së gjykuar. Janë mbajtur edhe dy seanca pa i ftuar 4 paditësitë, ndërsa është vendosur me Aktgjykim me datë 08.01.2014, duke ia hedhur poshtë padinë e paditësve, njëjtë sikur me aktvendimin procedural. Aktgjykimi i’u është dërguar palëve, duke përfshirë edhe 4 paditësitë, të cilët janë ankuar, ndërsa Gjykata e Apelit ka vendosur ta kthej lëndën në rigjykim dhe lënda është pranuar me datë 07.03.2019 dhe e njëjta konform dispozitave ligjore në fuqi do të procedohet më tutje.

Andaj, bazuar në rrjedhën e procedurës në lidhje me këtë çështje, Gjykata Themelore në Gjilan, konsideron se shkrime të tilla me tendenca ndikimi në punën e gjyqtarit, dëmtojnë sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës thuhet në reagimin e Gjykatës Themelore në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.